LAJMI I FUNDIT:

“Janë ndarë, por ende jetojnë së bashku”, mediat italiane raportojnë se Ronaldo dëshiron largimin nga Juventusi

“Janë ndarë, por ende jetojnë së bashku”, mediat italiane raportojnë se Ronaldo dëshiron largimin nga Juventusi

Ylli portugez, Cristiano Ronaldo thuhet se dëshiron të largohet nga Juventusi pas tri sezoneve të kaluara në Torino dhe sukseseve të munguara në Evropë.  

Sipas La Gazzetta dello Sport, Ronaldo caktoi agjentin e tij Jorge Mendes me detyrën për të gjetur një klub të ri për sezonin e ardhshëm.


Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka përjashtuar një kthim në Santiago Bernabeu dhe Manchester United mbetet një opsion për 36-vjeçarin, i cili do të shohë kontratën e tij të skadojë në qershor 2022.

Ronaldo i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij për t'u kthyer te Manchester Unitedi
Lexo po ashtu Ronaldo i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij për t'u kthyer te Manchester Unitedi

Sidoqoftë, Ronaldo do të duhet të ulë pagën e tij prej 31 milionë euro në vit nëse dëshiron të largohet nga Juventusi dhe një lëvizje jashtë Italisë do ta detyronte atë të paguante më shumë taksa për të ardhurat nga kontratat e sponsorizimit.

Në fakt, i ashtuquajturi ‘Dekreti i Rritjes’ e lejon atë të paguajë vetëm 100,000 mijë euro taksa për çdo të ardhur nga jashtë.

Sipas raportit, qëndrimi i Ronaldos ka ndryshuar që kur Juventusi u përball me eliminimin e Ligës së Kampionëve nga Porto në muajin mars.

Ronaldo, Dybala dhe Morata përballen me të ardhmen e pasigurt te Juventusi
Lexo po ashtu Ronaldo, Dybala dhe Morata përballen me të ardhmen e pasigurt te Juventusi

Ronaldo gjithmonë ka pasur tendencën të mos rri me shokët e tij të ekipit jashtë fushës, përveç portierit Carlo Pinsoglio, dhe ka gëzuar më shumë liri gjatë seancave stërvitore sesa shokët e tij të skuadrës.

Ylli portugez nuk ka arritur të shënojë në tre ndeshjet e fundit në Serie A dhe u duk vetëmohues në barazimin 1-1 të Juventusit kundër Fiorentina fundjavën e kaluar.

Allegri pritet të kthehet për të revolucionarizuar Juventusin – Nga largimi i Ronaldos deri tek hapësirat për të rinjtë dhe transferimet e reja
Lexo po ashtu Allegri pritet të kthehet për të revolucionarizuar Juventusin – Nga largimi i Ronaldos deri tek hapësirat për të rinjtë dhe transferimet e reja

“Është pothuajse si Juventusi dhe Ronaldo janë ndarë por ende jetojnë së bashku”, shkruan në artikullin e La Gazzetta dello Sport.

Vera e këtij viti pritet të sqarojë gjithçka rreth të ardhmes së Ronaldos, i cili me shumë gjasë po luan ndeshjet e fundit me Bianconerët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori