LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo, Dybala dhe Morata përballen me të ardhmen e pasigurt te Juventusi

Ronaldo, Dybala dhe Morata përballen me të ardhmen e pasigurt te Juventusi

E ardhmja e Cristiano Ronaldos, Paulo Dybala dhe Alvaro Morata mbetet në ajër, por argjentinasi thuhet se ka më shumë gjasa të largohet.

Kontrata e Ronaldos dhe Dybala skadon në qershor të vitit 2022, ndërsa Morata është në huazim nga Atletico Madrid deri në fund të sezonit.


Juventusi mund të zgjas qëndrimin e tij të përkohshëm për një sezon më shumë duke paguar 10 milionë euro, ose ta bëjë lëvizjen e tij të përhershme për 45 milionë euro.

Gazeta italiane Gazzetta.it shpjegon se qëndrimi i spanjollit në Torino nuk duhet të merret si i mirëqenë, por Juventus ka të ngjarë të zgjasë lëvizjen e tij të huazimit.

Sa i përket Ronaldos, asi portugez është i vetëdijshëm se askush nuk do t’i ofrojë atij një pagë prej 31 milionë eurosh në vit dhe duhet të vendosë nëse do të qëndrojë në Juventus apo të bashkohet me një klub tjetër që nuk do t’i paguante të njëjtat para.

Në fillim të kësaj jave, La Gazzetta dello Sport raportoi se CR7 është i gatshëm të zvogëlojë pagën etij për t’u kthyer në Manchester United.

Ronaldo i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij për t'u kthyer te Manchester Unitedi
Lexo po ashtu Ronaldo i gatshëm të zvogëlojë pagën e tij për t'u kthyer te Manchester Unitedi

E ardhmja në Torino mbetet e pasigurt, dhe e njëjta gjë është e vërtetë edhe për argjentinasin Dybala.

Argjentinasi ka refuzuar ofertën e Juventusit prej 10 milionë eurosh në vit për të zgjatur kontratën e tij që skadon në vitin 2022, por nuk ka shumë pretendues për të pasi që humbi shumë ndeshje këtë sezon për shkak të problemeve fizike.

Dybala e pranon se kishte ofertë nga Atletico Madrid: Morata më foli mirë për klubin
Lexo po ashtu Dybala e pranon se kishte ofertë nga Atletico Madrid: Morata më foli mirë për klubin

Sipas raportit, Juventusi është i gatshëm ta shesë atë, por janë të vetëdijshëm se nuk do të gjejnë shumë klube të gatshëm që duan të investojnë shumë në La Joyan.

Për këtë arsye, Zonja e Vjetër po mendon të përfshijë 27-vjeçarin në marrëveshje shkëmbimi që mund të ndihmojnë klubin të bëjë një fitim nga shitja e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Çfarë duhet të ndodhë tani që Liga Premier të marrë një vend shtesë në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Kalo në kategori