LAJMI I FUNDIT:

Trepça ’89 barazon në shtëpi me Besën, vështirëson mbijetesën

Trepça ’89 barazon në shtëpi me Besën, vështirëson mbijetesën

Ndeshja mes Trepçës ’89 dhe Besës doli të jetë shumë interesante edhe pse skuadra pejane është pa objektiva, duke u mbyllur 1-1.

Pejanët që do të garojnë në vitin e ardhshëm në Ligën e Parë kaluan të parët në epërsi.

Diellon Beseni shënoi në minutën e 20-të për 1-0.


Pjesa e parë nuk solli më gola, ndërsa pjesa e dytë ishte më interesante.

Arbnor Muja gjuajti me të djathtën drejt portës dhe barazoi rezultatin 1-1 në minutën e 64-të.

Rastin më të mirë për të fituar minatorët e kishin me Mohamed Darëish që goditi transversalen.

Trepça ‘89 mbetet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Besa e fundit. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore