Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se gjatë muajit qershor mund të nis dialogun me Serbinë, kjo pasi siç tha ai kanë nevojë për kohë për të pasur më shumë informacione si dhe qasje në dokumentet e marrëveshjeve të kaluara, për të përgatitur mirë këtë dialog në Bruksel.
Kjo sipas njohësve të fushës politike, Jeta Krasniqi nga Insituti Demokratik i Kosovës (IDK) dhe nga Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”, vlerësohet si vendim i drejtë dhe i arsyeshëm.
Krasniqi në një prononcim për Telegrafin ka thënë se qeverisë së re i duhet më shumë kohë që të përgatitet për dialogun me Serbinë.
“Qeveria Kurti është e sapo formuar. Ajo ka deklaruar që i duhet më shumë kohë që të përgatitet, pasi i duhet qasje në dokumente të dialogut në mënyrë që pala kosovare të përgatitet për këtë proces. Për ne është e nevojshme që qeveria të marrë kohën e duhur dhe të nevojshme që të përgatitet, e para të përgatis një platformë, një strategji të mirëfilltë, të ketë parime të qarta në të cilat po zhvillohet dhe të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi dhe në të njëjtën kohë për të punuar që të ketë konsensus të brendshëm politik, por edhe të ketë përfshirje duke konsultuar edhe shoqërinë civile në mënyrë që Kosova të jetë sa më e përgatitur”, ka thënë Krasniqi.
Ajo tha se kryeministri Kurti ka etabluar katër parime se si kjo qeveri e sheh dialogun me Serbinë.
E siç deklaroi ajo, tash mbetet të shihet se si kjo qeveri do të pozicionohet në këtë dialog.
“Kurti ka etabluar katër parime se si qeveria Kurti e sheh këtë proces të dialogut dhe tani në ditët dhe javët në vazhdim presim më shumë sqarim dhe qartësim të pozicionit të qeverisë Kurti, cilat tema do të jenë që qeveria Kurti do t’i shtyjë përpara, d.m.th. ende ka nevojë për qartësim që besoj që do ta marrim në ditët dhe javët në vazhdim”, u shpreh Krasniqi.
Edhe Demhasaj vlerësoi se deklarata e Kurtit është më se normale, pasi siç theksoi ai kësaj qeverie i duhet më shumë kohë për përgatitje.
“Është normale që qeverisë i duhet më tepër kohë që të përgatitet për dialog, duke analizuar dhe marrëveshjet e kaluara si dhe duke përgatitur për raundin e dialogut. Mendoj që është normale pasi kjo është arsyeja pse Kurti nuk merr pjesë në takimin e 11 majit. Gjithmonë është më mirë për Kosovën që kur të hyj në dialog të jetë i përgatitur”, tha ai.
Ndryshe, rinisja e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë do të ndodh para fundit të qershorit, siç kanë bërë të ditur dje në Bruksel përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kurti konfirmoi se Kosova do të marrë pjesë në rifillimin e dialogut në muajin qershor, por shtoi se paraprakisht do të përgatiten mirë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje