Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se gjatë muajit qershor mund të nis dialogun me Serbinë.
Kurti theksoi se gjatë muajit maj do të takojë opozitën në Kosovë për të diskutuar për dialogun, ndërkaq theksoi se do të marrë pjesë në darkën e punës që do të organizohet gjatë muajit maj me liderët e Ballkanit në Bruksel.
Kurti theksoi se kanë nevojë për kohë, për të pasur më shumë informacione dhe dokumentet e marrëveshjeve të kaluara, për të përgatitur mirë këtë dialog, pasi siç theksoi ai më nuk ka vend për gabime të tjera në këtë proces, transmeton Telegrafi.
“Javën e ardhshme do të aprovojmë programin qeverisës, dhe planin e punës dhe ai duhet të dërgohet për diskutim në Parlamentin e Kosovës. Në anën tjetër, kemi nevojë për më shumë informacione dhe dokumente për marrëveshjet e kaluara dhe procesit në përgjithësi për tu përgatitur për këtë. Gjatë muajit maj do të takojmë opozitën në Kosovë që të kemi edhe kontributin e tyre. Duam të kemi një dialog të përgatitur mirë. Nuk duam të bëjmë gabime, dhe kjo tregon se po e marrim shumë seriozisht. Vetëm duan dialog të përgatitur mirë. Fillimisht në maj do të kemi këtë darkën e punës me prijësit e Ballkanit Perëndimor, pastaj dikur në qershor mund të fillojmë me kapitullin tjetër të dialogut me praninë edhe të ndërmjetësuesve të BE-së”, tha Kurti gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Kurti tutje e ka njoftuar edhe për takimet tjera të cilat i ka pasur gjatë kësaj kohe.
Ai ka përmendur edhe vaksinat, derisa ka kërkuar ndihmë nga Bashkimi Evropian.
“Në mëngjes jam takuar me sekretarin e NATO dhe më vonë do të takohem me presidenten e Komisionit Evropian. BE dhe NATO nuk kanë alternativë për Kosovën. Këtë e kemi parë edhe gjatë kohës së pandemisë. Kosova është vend që as nuk mund ta imagjinojë të marrë vaksina nga vendet e lindjes sidomos nga Kina dhe Rusia. Ne jemi duke shikuar nga Evropa. Ne kemi pasur një fitore të madhe me 14 shkurt. Ne duam të tregojmë se për ne kjo vizitë nuk është vetëm simbolike, prandaj edhe ne jemi takuar me komisionarë ku kemi biseduar për tema të ndryshme dhe ne duam që t’i bashkërendojmë me Bashkimin Evropian për temat dhe prioritetet tona. Ne gjatë pandemisë kemi marrë 24 mijë vaksina, do të marrim një kontingjent tjetër në maj, porse neve na duhen më shumë në mënyrë që diaspora të mund të vije gjatë verës në mënyrë që të rritet ekonomia. Ne jemi shumë të varur nga diaspora dhe gjatë kësaj kohë të pandemisë është shumë e rëndësishme”, ka thënë ai.
Kurti ka bërë të ditur se gjatë javës së ardhshme në Qeveri do të prezantohet programi qeverisës i cili pastaj do të diskutohet edhe në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City