LAJMI I FUNDIT:

Milani nuk do të shkarkojë Piolin

Milani nuk do të shkarkojë Piolin

Milani thuhet se ka vendosur të vazhdojë me trajnerin Stefano Pioli, edhe nëse Rossonerët nuk kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Disa raporte në Itali pretenduan se Milani mund të shkarkonte Piolin nëse klubi humbet mundësinë të kualifikohet top katër sezonin 2020-21.

Rossonerët aktualisht janë të barabartë me pikë me Juventusin dhe Napolin, por janë jashtë katërshes më të mirë shkaku i diferencës së golave.


Juventusi dhe Milani mund të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Juventusi dhe Milani mund të mbesin jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm

Mes spekulimeve në lidhje me të ardhmen e Pioli në Milanello, Tuttosport raporton se klubi tashmë ka vendosur të vazhdojë me ish-trajnerin e Fiorentinës.

Gazeta pretendon se Pioli vetë është i bindur se mund ta drejtojë Milanin në Ligën e Kampionëve, por nënvizon se klubi nuk e konsideron ndarjen nga taktiku.

Kontrata e Piolit skadon në qershor të vitit 2022 dhe të dy palët pritet të respektojnë marrëveshjen aktuale. /Telegrafi/