LAJMI I FUNDIT:

Eric Cantona thotë se nuk pendohet që ka goditur tifozin në stilin ‘kung-fu’

Eric Cantona thotë se nuk pendohet që ka goditur tifozin në stilin ‘kung-fu’

Eric Cantona ishte një lojtar i jashtëzakonshëm, por karriera e tij si një futbollist profesionist do të mbahet mend gjithmonë për veprimet e tij më 25 janar të vitit 1995.

Manchester United udhëtoi në Selhurst Park për të luajtur me Crystal Palacen në ndeshjen e tyre në Ligën Premier .


Cantona filloi për skuadrën e tij atë ditë, por ai nuk do të luante për 90 minuta.

Eric Cantona

Një Cantona i irrituar më pas tronditi botën kur ai në stilin kung-fu goditi një tifoz të Palaces, derisa u ndëshkuar me karton të kuq.

Cantona reagoi pasi Mattheë Simmons, tifozi i Palaces, vrapoi poshtë 11 rreshtave të shkallëve për të fyer atë në baza racore.

Francezi më pas u suspendua nga futbolli për tetë muaj dhe mori gjoba me vlerë 30,000 mijë euro.

Eric Cantona

Duke folur në një film të ri me titull ‘Rruga e Bashkuar’, Cantona tha për Daily Mail: “Unë jam fyer mijëra herë dhe nuk kam reaguar kurrë, por ndonjëherë je i brishtë”.

“Kam keqardhje. Do të doja ta kisha shkelur edhe më fort. U ndalova për nëntë muaj. Ata donin që unë të isha një shembull”.

Cantona mund të ishte ndaluar për më gjatë pasi ishte fotografuar duke luajtur në një miqësore prapa dyerve të mbyllura për United, por i shpëtoi ndëshkimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori