Zymbylat aromatikë shënojnë ditët e para të pranverës
Konkretisht, aroma e ëmbël dhe dehëse e këtyre grupeve me lule i bën shtëpitë më të gjalla dhe optimiste, duke lënë të kuptohet një pranverë shumëngjyrëshe.
Zymbylat (lat. Hyacinthus orientalis albulus) kryesisht kultivohen në kopsht, por për mbjelljen e kësaj luleje jeni të vonuar, nëse nuk i keni mbjellë në vjeshtë.
Mirëpo, nëse nuk keni kopsht – mos u brengosni, mund t’i mbillni në saksi dhe t’i mbani në banesë.
Ky është një udhëzues i vogël për mbjellje dhe mirëmbajtje të zymbylave, në kopsht dhe në banesë.
Zymbyli kërkon vazo me grykë të vogël sepse i mban lehtë dhe të bashkuar kërcejtë mbi ujë ndërkohë që pjesa e poshtme shijon hapësirën dhe ujin për të cilat ka aq shumë nevojë.
Zhardhokun e zymbylit mund ta blini në tufa dhe ta rrisni në vazon përkatëse që të mbajë nën kontroll rritjen e lules. Këto vazo me grykë të vogël dhe bazë të gjerë lejojnë rrënjët e lules të rriten në hapësirë dhe në ujë të bollshëm.
Mbusheni vazon me ujë të mjaftueshëm që të arrijë deri tek pjesa e zhardhokut, por mos ta prekë atë. Lini një hapësirë të konsiderueshme mes ujit dhe bazës së zhardhokut i cili nëse bie në kontakt me ujin ka tendencë të kalbet. Pas pak kohësh, rrënjët do të fillojnë të dalin e të zhyten në ujë ndërkohë që zymbyli dalëngadalë do të lulëzojë.
Vazon vendoseni në një zonë të errët dhe të freskët deri sa rrënjët të jenë shpërndarë në ujë dhe sythat e bimës të kenë çelur pak. Ujin e enës duhet ta ndërroni dy herë në javë. Vazoja duhet të ketë gjithnjë ujë të freskët në mënyrë që zymbyli të çelë plotësisht dhe plot bukuri.
Më pas, vazon transferojeni në një vend më të ngrohtë dhe me më shumë dritë. Momenti i duhur është kur gjethnaja e lules është 5 centimetra dhe rrënjët janë tejzgjatur deri në fund të vazos. Enën duhet ta ruani në vend të ngrohtë dhe të ndriçuar për një javë, deri sa sythet e lules kanë marrë ngjyrë të gjelbër.
Zgjidhni vendin më të ndriçuar (por shmangni dritën e plotë të diellit) në shtëpi dhe lëreni zymbylin të lulëzojë plotësisht. Zymbyli tërhiqet nga drita, ndaj rrotullojeni vazon çdo ditë që lulja të mos anojë në një drejtim të vetëm.
Pas dy javësh, zymbyli do të ketë çelur plotësisht. Keni kohë plot për të shijuar aromën e zymbylit dhe bukurinë e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare
Nuk është vonë për të mbjellë lule!
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë
Kjo gjë në kuzhinë thuhet se ka më shumë baktere se tualeti
Si ta hiqni super-ngjitësin nga duart dhe rrobat?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak