LAJMI I FUNDIT:

Kujt do t’iu konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Kujt do t’iu konfiksohet pasuria me ligjin e ri?

Para disa ditësh nga Ministria e Drejtësisë kanë njoftuar se është finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept-dokumenti për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Koncept-dokumenti parasheh që hetimi për pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme, e cila duhet të justifikohet, të bëhet për 21 vjetët e fundit, por ministria ka cekur që qytetarët e zakonshëm nuk do t’i përfshijë.


Zëvendësministri, Blerim Sallahu, ka konfirmuar për InDoks që ligji do të jetë selektiv, i fokusuar jo tek krejt qytetarët që mund të kenë përfituar pasuri të paligjshme, por target e ka veç një pjesë të shoqërisë kosovare.

“Në këtë ligj nuk do të futen qytetarët që nuk kanë punuar në institucione publike, pasi e dijimë që mbas luftës kemi pasur një ekonomi jo formale dhe është e pamundur që të verifikohet një para e tillë  që është e kundërligjshme apo një prone e tillë. Ne do t’i tjetërsojmë shërbyesit civil, zyrtarët publik që janë të emëruar që i kanë shërby shtetit”, ka thënë Sallahu për Indoks.

Kurse Ehat Miftaraj, nga Instiuti i Drejtësisë së Kosovë ka edhe vërejtje të tjera për aspekte shumë më specifike të këtij ligji dhe thotë që do t’i përfshijë qytetarët.

“Ligji në momentin që miratohet një ligj nuk mund të miratohet vetëm për një kategori të qytetarëve ka karakter ndaj gjithave kategorive në tërë territorin kështu që sigurisht do të përfshi qytetarin më të thjeshtë që s’ka qenë pjesë e jetës publike, ka pasur biznese ka pasur të ardhur që kanë mundur të vinë nga diaspora”, ka thënë Miftaraj.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori