LAJMI I FUNDIT:

Leo Messi shpreson ta thyejë mallkimin e Cristiano Ronaldos për El Clasico

Leo Messi shpreson ta thyejë mallkimin e Cristiano Ronaldos për El Clasico

Lionel Messi ka shënuar 23 gola në La Liga këtë sezon, dhe do të kërkojë me çdo kusht të shtojë totalin edhe kundër Real Madrid në El Clasico këtë fundjavë që vjen.

Argjentinasi nuk arriti të shënojë kundër Los Blancos në takimin e parë këtë sezon.


E vërteta është se ai nuk ka arritur të shënojë ose asistojë në asnjë nga gjashtë ndeshjet e tij të fundit kundër kampionëve aktualë të Spanjës, duke mos bërë kështu që kur Cristiano Ronaldo u largua nga kryeqyteti për në Juventus në verën e vitit 2018.

Në fakt, goli i tij i fundit ndaj Real Madridit erdhi në javën e 36 të sezonit 2017/18 në një barazim 2-2 në “Camp Nou”.

Messi ka një rekord të shkëlqyeshëm kundër rivalëve më të hidhur të Barcelonës – ku ka shënuar 21 gola në 27 ndeshjet e tij të para kundër tyre – ai që atëherë ka shënuar vetëm pesë në 17-të e tij të fundit.

Messi do të përballet me Real Madrid të shtunën duke shpresuar të përfundojë ecurinë negative ndaj tyre, pasi ai ka qenë në një formë të jashtëzakonshme për katalanasit që nga fundi i vitit.

Me këtë El Clasico të ardhshëm që ndoshta është i fundit i tij për Barcelonën, ai padyshim do të dojë të lërë gjurmët e tij dhe për të vazhduar rrugën drejt titullit kampion në La Liga. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori