LAJMI I FUNDIT:

Aeroporti i Rinasit anulon 13 fluturime

Aeroporti i Rinasit anulon 13 fluturime

Mosarritja e një marrëveshje mes Qeverisë shqiptare dhe kontrollorëve në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ka bërë që të gjitha fluturimet e parashikuara për ditën e sotme të pezullohen.

Bëhet fjalë për 13 fluturime, kryesisht me Italinë.


13 fluturimet e anuluara që ishin parashikuar për ditën e sotme:
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Romë dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim /Ora News/