LAJMI I FUNDIT:

Nagavci në UP, i kërkon rektorit Sahiti transparencë dhe respektim të meritokracisë

Nagavci në UP, i kërkon rektorit Sahiti transparencë dhe respektim të meritokracisë

Transparencë të plotë dhe respektim të meritokracisë ka kërkuar ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, në një takim që së bashku me zëvendësministrin e Arsimit, Dukagjin Popovci, patën me rektorin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, si dhe menaxhmentin e këtij Universiteti.

Ndër të tjera prioritete, Nagavci përmendi edhe integrimin në procesin e akademik të personelit akademik nga mërgata, si dhe krijimin e Fondit për kërkime shkencore.


“Rektori Sahiti, ndër të tjera kërkoi mbështetjen e Ministrisë së Arsimit në sigurimin e sistemit antiplagjiaturë, si dhe sigurimin e qasjes në revista shkencor.

Ministrja Nagavci e përgëzoi Rektorin për vendimin e Këshillit Drejtues për ndarjen e një përqindëshit nga fondi i përgjithshëm i UP-së, për formimin e Fondit për kërkime shkencore, duke theksuar se çështja e kërkimeve shkencore është në prioritetet e planit qeverisës”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci thekoi se, MASHTI ka bërë publike thirrjen për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Ministrja kërkoi të trajtohet në mënyrë profesionale dhe të paanshme në Këshillin e Etikës rasti i profesorit universitar që përdori gjuhë të papranueshme në një postim të tij në rrjetet sociale.

Në takim u diskutua edhe për situatën e krijuar në arsimin e lartë gjatë kohës së pandemisë Covid-19, vendimin e Ministrisë për mos-shtyerje të datave të Provimit të Maturës, në mënyrë që të mos ketë vonesa në pranimin e studentëve të rinj në vitin akademik 2021/2022 dhe matjen e kontigjentit të të diplomuarve, për të parë statusin e tyre pas diplomimit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori