LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic injoron tifozët nga Kosova që e brohoritnin jashtë stadiumit ‘Fadil Vokrri’

Sulmuesi i Suedisë, Zlatan Ibrahimovic nuk është treguar i afërt me tifozët e tij nga Kosova, pasi i ka injoruar atë të cilët ishin duke e pritur jashtë stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

Përfaqësuesja e Kosovës është nikoqire e Suedisë të dielën mbrëma për takimin e vlefshëm kualifikues të Kupës së Botës “Katar 2022”.


Ky takim mes Dardanëve dhe Suedisë do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 dhe është i vlefshëm për Grupin B.

Challandes: Suedia është njëra nga 20 ekipet më të forta në botë, por ëndrra jonë është të kualifikohemi dhe ta fitojmë Kupën e Botës
Lexo po ashtu Challandes: Suedia është njëra nga 20 ekipet më të forta në botë, por ëndrra jonë është të kualifikohemi dhe ta fitojmë Kupën e Botës

Ekipi kombëtar suedez i prirë nga ylli i tyre, Zlatan Ibrahimovic, kanë zbarkuar pasdite në Prishtinë dhe nga ora 17:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për stërvitjen e fundit.

Interesimi i mediave vendore, rajonale dhe ndërkombëtare ishte i madh për të parë nga afër yjet suedeze, por edhe i tifozëve jashtë stadiumit për ta takuar Ibrahimovicin.

Suedia dhe Ibrahimovic mbajtën stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, gati për përballjen me Kosovën
Lexo po ashtu Suedia dhe Ibrahimovic mbajtën stërvitjen e fundit në ‘Fadil Vokrri’, gati për përballjen me Kosovën

Megjithatë, pritja e madhe dhe entuziaste e tifozëve nga Kosova u prit me një injorim të madh nga sulmuesi suedez.

Edhe pas shumë brohoritjeve dhe thirrjeve të emrit të tij nga tifozët, Ibrahimovic nuk mori mundin t’i përshëndes, duke hyrë direkt në autobusin e ekipit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Publikohen pamje të papara më herët të grushteve brutale të Usyk ndaj Furyt

Boks
Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Guardiola u ‘rrëmbye’ nga lotët pas fjalëve që Kloppi i tha për të në ditën e fundit në Angli

Premier League
Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Carlo Ancelotti ka marrë vendimin e madh për finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

Zbulohen tri fanellat e reja të Real Madridit për sezonin e ardhshëm

La Liga
Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Rio Ferdinand tregon haptas lojtarin i cili duhet të largohet nga Manchester United

Premier League
Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Kroacia publikon listën preliminare prej 35 lojtarëve për EURO 2024

Përfaqësueset
Kalo në kategori