LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Suedia është njëra nga 20 ekipet më të forta në botë, por ëndrra jonë është të kualifikohemi dhe ta fitojmë Kupën e Botës

Challandes: Suedia është njëra nga 20 ekipet më të forta në botë, por ëndrra jonë është të kualifikohemi dhe ta fitojmë Kupën e Botës

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme (e diel) ndaj Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Dardanët e presin Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45 në ndeshjen hapëse për në të vlefshme për Grupin B.


Në konferencën për shtyp të mbajtur sot (e shtunë) ka folur Challandes, i cili e vlerëson lartë kundërshtarin e nesërm.

“Duhet të përmirësojmë disa gabime, disa gabime individuale dhe të organizimit. Suedia është një skuadër e fortë, edhe disa njerëz që mendojnë që nuk janë të fortë por unë mendoj që ata kanë shumë kualitet, ata janë një ndër 20 skuadrat më të forta në botë”, ka thënë fillimisht Challandes në konferencë për shtyp.

“Siç e dini kemi disa probleme me numrin e lojtarëve që i kemi të grumbulluar. Na mungojnë pesë lojtarë të rëndësishëm në mungojnë. Por, ne duhet ta gjejmë zgjidhjen si skuadër, duhet të japim një paraqitje të mirë si grup”.

Tutje, trajneri i Kosovës u pyet cili është qëllimi i tij për këto kualifikime të Kampionatit Botëror dhe ai zbuloi se ëndrra është kualifikimi.

“Të kualifikohemi në Kupën e Botës dhe ta fitojmë atë, kjo është një ëndërr për ne”, u përgjigj fillimisht Challandes me shaka.

“Unë e përsëris, kurrë nuk kam qëllime, për mua qëllim është vetëm paraqitja, si të luajmë, si paraqitemi dhe si të jemi kundërshtar të fortë. Kampionati botëror është shumë i vështirë, nuk po them se ne do të shkojmë, por nuk po them se nuk kemi shanse”.

“Kjo është e rëndësishme që të kualifikohemi, por tani qëllimi është vetëm paraqitje e mirë ndaj Suedisë”, përfundoi trajneri i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori