LAJMI I FUNDIT:

Në Turqi po cilësohet si ‘shkëmbimi i vitit’ – Galatasaray ofron sulmuesin Mohamed për Vedat Muriqin

Në Turqi po cilësohet si ‘shkëmbimi i vitit’ – Galatasaray ofron sulmuesin Mohamed për Vedat Muriqin

Galatasaray është i interesuar të rivalizojë me Fenerbahcen për shërbimet e sulmuesit të Kosovës dhe Lazios, Vedat Muriqi, për të cilin ka gati një ofertë shkëmbimi.

E ardhmja e yllit të Kosovës vazhdon të mbetet e paqartë të Lazio, pasi nuk ka arritur të ambientohet totalisht në Serie A dhe nuk po gëzon formën që jemi mësuar ta shohim në Turqi.

Një largim i tij nga klubi italian ka qenë temë e përfolur shumë gjatë muajve të fundit dhe vazhdon ende të mbetet.


Edhe vet sulmuesi prizrenas u pyet mbrëmë (e mërkurë) pas fitores së Kosovës ndaj Lituanisë për të ardhmen e tij, teksa nuk mohoi një largim.

Deklarata e tij si duket ka bërë që klubi turk, Galatasaray të interesohet për transferimin e Muriqit në Stamboll.

Sipas mediave turke, Galatasaray dëshiron të fitojë garën me rivalët e Fenerbahces për Muriqin, duke ofruar një shkëmbim të madh, i cili po cilësohet si ‘shkëmbimi i vitit’ në Turqi, përcjell Telegrafi.

Galatasaray është gati të ofrojë shërbimet e sulmuesit egjiptian, Mostafa Mohamed për Muriqin, me sulmuesin e turqve që ka shënuar pesë gola në tetë takime në Superligën e Turqisë.

Vera e këtij viti pritet të qartësojë edhe më shumë të ardhmen e prizrenasit dhe një largim nga Lazio nuk është i pamundur. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Nzk79OLHMOQ

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Real Madridi vendos yllin e madh të Man Cityt si objektivin kryesor të verës 2025

Ndërkombëtare
Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

Dënimi i pazakontë që Hansi Flick i dhuroi Yamalit pasi theu një rregull të brendshëm të ekipit

La Liga
Ibrahimovic tregon pse nuk mund të bëhet kurrë trajner i futbollit

Ibrahimovic tregon pse nuk mund të bëhet kurrë trajner i futbollit

Ndërkombëtare
Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Di Maria nuk hezitoi kur tregoi trajnerin më të keq me të cilin ka punuar gjatë karrierës së tij

Ndërkombëtare
Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Pep Guardiola i dërgon mesazh Thomas Mullerit

Bundesliga
Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Zbulohet favoriti kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun në rast se Man Utd vendos ta shkarkojë atë

Premier League
Kalo në kategori