LAJMI I FUNDIT:

Ajdin Gashi në listën e hendbollistëve që konkurrojnë për të luajtur te Kosova

Ajdin Gashi në listën e hendbollistëve që konkurrojnë për të luajtur te Kosova
(Foto: kosovahandball.info)

Federata e Hendbollit e Kosovës po vazhdon punën për të forcuar ekipet e kategorive të reja. Pos angazhimit për të rritur cilësinë e lojtarëve në vend, po vazhdon puna për identifikimin e lojtarëve të rinj në vendet tjera e që mund të jenë me potencial për vend në skuadër.

Në listën e atyre që mund të përzgjidhen te grupmosha e kadetëve në Evropianin e Divizionit B që mbahet në verë, është shtuar edhe Ajdin Gashi.


Ai po e mëson hendbollin në Bosnjë-Hercegovinë, te skuadra Bosna Teshanj. Tashmë është në ekipin senior. Gashi e ka gjithë dokumentacionin e rregulluar dhe i mbetet shtabit teknik të vendos nëse do ta përfshijë në ekipin e Kosovës.

Hendbollisti i talentuar më herët ishte te klubi Maglaj, ndërsa ka dhjetë vjet që merret me hendboll.

Për në verë, FHK-ja planifikon kampe të ndryshme me grupmosha të reja, për të krijuar bazë sa më të gjerë të lojtarëve dhe për të rritur konkurrencën e rrjedhimisht edhe cilësinë në ekipet kombëtare.

Seniorët e Kosovës janë në moment të ndritur, pas fitores ndaj Rumanisë. Tani na pret ndeshja me Malin e Zi, me synim për kualifikim në Evropian.

Ndërkohë, hendbollistet kanë pasur dy paraqitje solide në Austri javën e kaluar, ndonëse pësuan humbje. Ka shpresë për më shumë sukses në ndeshjet e ardhshme kualifikuese në fund të majit dhe fillim të qershorit në Portugali.

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori