LAJMI I FUNDIT:

Shorti i Ligës së Evropës: Gjithçka çfarë duhet të dini

Shorti i Ligës së Evropës: Gjithçka çfarë duhet të dini

Tashmë dihen tetë skuadrat që e kanë siguruar kualifikimin për në çerekfinale të Ligës së Evropës.

Në raundin e 1/8 nuk është se nuk munguan befasitë, por skuadrat që kanë kaluar tutje, do të na mundësojnë çifte shumë të bukura në këtë fazë.


Kur dhe ku hedhet shorti?


Shorti do të hidhet të premten, më 19 mars në Shtëpinë e Futbollit Evropian në Nyon, Zvicër. Transmetimi i drejtpërdrejtë do të fillojë nga 13:00.

Kush ka mbetur në garë?

Ajax (Holandë)

Arsenal (Angli)

Dinamo Zagreb (Kroaci)

Granada (Spanjë)

Manchester United (Angli)

Roma (Itali)

Slavia Praga (Çeki)

Villarreal (Spanjë)


Kur zhvillohen ndeshjet?

Çerekfinalet

Ndeshjet e para: 8 prill

Ndeshjet e dyta: 15 prill

Gjysmëfinalet

Ndeshjet e para: 29 prill

Ndeshjet e dyta: 6 maj

Finalja

E mërkurë 26 maj (Gdańsk Arena, Poloni)


/Telegrafi/