LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: AAK nuk i ka votat për President, i takon Kurtit e Osmanit të gjejnë formulën për formimin e institucioneve

Haradinaj: AAK nuk i ka votat për President, i takon Kurtit e Osmanit të gjejnë formulën për formimin e institucioneve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani ka thënë se kanë biseduar për bashkëpunim për temat e interesit nacional.

“Të bashkëpunojmë për temat e interesit nacional çdo herë duke e ruajt vendin, por edhe me bë funksionale demokracinë vendit, duke pasur parasysh që synohet një koncertin i pushteteve në një parti në këtë rast me LVV-në”, tha Haradinaj.


Ai tha se në këtë takim, nikoqirët kanë kërkuar konstruktivitet dhe partneritet pozitë-opozitë dhe natyrisht sipas tij, AAK është parti opozitare konstruktive,shkruan Telegrafi.

Haradinaj në Kuvend, nis takimi me Osmanin dhe Kurtin
Lexo po ashtu Haradinaj në Kuvend, nis takimi me Osmanin dhe Kurtin

“Dikur e kemi bërë opozitarizmin së bashku me Kurtin. I tregova zotit Kurti se nuk do të kthehen ato kohëra të vjetra  të opozitarizmit që i kemi pasur së bashku, edhe unë jam plakur pak dhe nuk mundem me ato metoda të hershme. Ne si Aleancë nuk e kemi këtë mundësi me kriju 2/3 në parlament.. Ajo që na mbetet është një rol opozitar, funksional. Mendoj se funksioni ynë opozitar është i rëndësishëm në kohën që vjen, për të mundësuar ekuilibrin e institucioneve, pushteteve ndarjen e këtyre pushteteve por edhe funksionimin e demokracisë tonë”, tha Haradinaj.

Haradinaj theksoi se është detyra e Kurtit dhe Osmanit që të sigurojnë 2/3 e votave për zgjedhjen e presidentit.

“Detyra jonë nuk është me përkrahë koncentrimin e pushtëve në një dorë. Populli ja ka jep shumicën për krijim të qeverisë, nuk ja ka dhanë 2/3 për Presidentin, është përgjegjësia e tyre me gjetë formulën sesi i bëjnë 2/3, ne si Aleancë do ti marrim vendimet tona në institucionet tona të partisë”, tha Haradinaj.

I pyetur se është i gatshëm për zgjedhje të reja, Haradinaj u shpreh se “Kosova deri tani ka shkuar mjaft në zgjedhje. I takon fituesit të zgjedhjeve me gjet formulën për formimin e institucioneve. Kërcënimi me zgjedhje nuk i përshtatet askujt, por ne si Aleancë jemi të gatshëm”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori