LAJMI I FUNDIT:

Arsenali fiton me përmbysje në derbin ndaj Tottenhamit

Arsenali fiton me përmbysje në derbin ndaj Tottenhamit

Arsenali ka triumfuar ndaj Tottenham Hotspurit në derbin që u zhvillua në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier me rezultat 2-1.

Të parët që kaluan në epërsi ishin Spurs, me Lucas Mouran që asistoi në minutën e 33-të për Erik Lamelan që shënoi në stilin rabona.


Por, The Gunners u këndellën shpejt dhe i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Martin Odegaard (44’), me Kieran Tierneyn që ishte në rolin e asistuesit.

Shijojeni super golin e Lamelas në stilin 'rabona' ndaj Arsenalit
Lexo po ashtu Shijojeni super golin e Lamelas në stilin 'rabona' ndaj Arsenalit

45 minutat e dytë ishin edhe më të zjarrtë, me Topçinjtë që përmbysën shifrat.

Ishte minuta e 64-të, kur Arsenali fitoi një penallti dhe atë në gol e shndërroi Alexander Lacazette.

Edhe Lukaku i mahnitur nga 'rabona' e Lamelas ndaj Arsenalit
Lexo po ashtu Edhe Lukaku i mahnitur nga 'rabona' e Lamelas ndaj Arsenalit

Spurs ishin të pafat, pasi në minutën e 76-të, realizatori i golit të vetëm për ta, Lamela pranoi edhe kartonin e dytë, për t’u përjashtuar nga takimi.

Pas javës së 28-të, Tottenhami gjendet në pozitën e shtatë me 45 pikë, gjersa Arsenali është në të dhjetin me 41 sosh. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori