Totti flet për karrierën dhe pensionimin, zbulon edhe dy pendimet e tij më të mëdha
Francesco Totti ka zbuluar se ai u detyrua të tërhiqej nga futbollit dhe tregon se ka dy keqardhje të mëdha apo pendime për karrierën e tij.
Legjenda e Romës është njëri nga lojtarët më të mëdhenj italianë dhe në botë, ndërsa gjatë karrierës ka dhuruar shumë për futbollin.
“E dija që duhej të dilja në pension. Duhet të jesh realist”, ka thënë fillimisht Totti në një intervistë për gazetën Il Corriere della Sera.
“Sidoqoftë, doja të tërhiqesha në një moment tjetër, u detyrova ta bëja atë dhe mund të kishim gjetur një zgjidhje së bashku. Doja të merrja një vendim vetë”.
Totti doli në pension në vitin 2017 pasi marrëdhënia e tij me trajnerin e Romës Luciano Spalletti nuk ishte më e mira.
“I përket së kaluarës. Historia mbaroi kur ai u largua nga Roma dhe unë u pensionova. Është e kotë të flasësh nëse do të kishte ndodhur. Të dy ishim gabim, klubi gjithashtu bëri gabime, por i përket së kaluarës tani”.
“Unë isha kapiteni i Romës, si një futbollist më donin dhe më urrenin”.
“Tani tifozët më bëjnë të ndihem si një legjendë e lojës, kudo që shkoj, në Itali apo Evropë, jam i tronditur nga dashuria e çdo tifozi, një dashuri e vërtetë, që nuk do ta kisha imagjinuar kurrë”.
“Ndonjëherë, unë ende shikoj imazhet e pensionit tim. Gjithmonë i them vetes që të ndërroj kanalin para se të lexoj letrën, por nuk e bëj kurrë. Është më e fortë se unë dhe emocionohem sa herë që shoh ato imazhe”.
“Roma ishte pothuajse si shtëpia ime e parë, unë u rrita atje dhe do të vdes atje. Ishte e pamundur të largohesha nga Trigoria, por duhej ta merrja atë vendim”.
“Më vjen keq që nuk jam në Romë tani, por kam marrë një rrugë të re dhe nuk dua të largohem nga grupi i njerëzve me të cilët po punoj. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në kohën e duhur, tre, pesë ose dhjetë vjet. Asnjëherë mos thuaj kurrë në jetë”.
A është penduar për karrierën e tij të lojës?
“Ai faull ndaj Balotellit dhe pështyma ndaj Poulsen. Ato janë gjërat më të këqija që mund të bëja dhe ende nuk mund të shpjegoj pse i bëra ato”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBayern Munich nuk po gjen trajner të ri, deklarata e fundit e Thomas Tuchel bën ‘lëmsh’ ambientin bavarez
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos
Kështu do të duket Juventusi me Motta si trajner dhe Modricin si ‘gjeneral’ të mesfushës
Jurgen Klopp flet për herë të parë për përplasjen me Mohamed Salah
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
Courtois është kthyer nga lëndimi, Ancelotti tregon se kush do ta ruajë portën ndaj Bayern Munich
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe