Punëtorët e kompanisë së sigurimeve të plagosur mbrëmë pasi u tentua të grabitet mjeti me të cilin po transportonin paratë po vazhdojnë të marrin shërbime në Klinikën Torakale.
Babai i njërit prej të plagosurve Muhamet Krasniqi, thotë se djali i tij tashmë ka një gjendje më të mirë pavarësisht se ka humbur shumë gjak.
“Sipas informatave djalit i janë hequr nga trupi tre plumba. Ka pasur gjakderdhje të rëndë por tash e ka marrë veten. Sipas mjekëve shpresojmë se djali do të lirohet shumë shpejt”, deklaroi Muhamet Krasniqi.
Muhamet Krasniqi pas takimit me djalin e tij thotë se djali vazhdon të jetë në trajtim mjekësorë, përcjell Telegrafi.
Nga QKUK thonë se të plagosurit po vazhdojnë të trajtohen.
“Njëri nga të plagosurit është në Repartin Intensiv pasi është kryer ndërhyrja kirurgjike. Sipas mjekëve për momentin gjendje e tij është stabile. Ndërsa i plagosuri tjetër është në Kirurgji Torakale dhe është jashtë rrezikut për jetë”.
Sipas Policisë së Kosovës kamioneta me të cilën dyshohet se janë arratisur sulmuesit është gjetur e djegur në një fshat të Gjilanit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Vërshime në Prishtinë, rruga "Ali Pashë Tepelena" shndërrohet në liqe
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
“Pse bredh?! Je grua pa burrë”, divorci i 40 vjeçares shkak i ngjarjes tragjike në Lushnje
Forca Detare shqiptare dërgon anijen e dytë në operacionet e NATO-s
E rrahin e më pas ia vjedhin telefonin dhe paratë, arrestohen tre të dyshuar në Fushë Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit