LAJMI I FUNDIT:

Pas tërheqjes së urdhër arrestit për Radoiçiqin, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – reagon vëllai i të ndjerit

Pas tërheqjes së urdhër arrestit për Radoiçiqin, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit – reagon vëllai i të ndjerit

Urdhërarresti për nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit është tërhequr, e këtë e ka konfirmuar edhe gjyqtari Valon Kurtaj.

Këtë rast e ka komentuar Mirosllav Ivanoviq, vëllai i Oliverit. Ai tha se është befasuar me një vendim të tillë, dhe se kjo mund të paraqet një kthesë në tërë këtë histori, transmeton Telegrafi.


“Një prej arsyeve të tërheqjes së vendimit, pavarësisht se kërkohej – është se dikush i ka ‘eliminuar’ dyshimet për këtë njeri – që ai të mos konsiderohet fajtor, por natyrisht se për një gjë të tillë ekzistojnë arsye tjera”, ka shtuar Ivanoviq.

I pyetur të komentoj deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se është konfirmim i asaj çfarë ka deklaruar më herët, se Radoiçiq nuk është i përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Nuk e di se kush mund të flet për çfarëdo aktakuze e më pak për pafajësi, nuk shoh ndonjë arsye të komentoj pafajësinë e dikujt”, shtoi vëllai i të ndjerit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Aksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur

Kronika e Zezë
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?

Lajme
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë

Kronika e Zezë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore

Politikë
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike

Lajme
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania

Lajme
Kalo në kategori