LAJMI I FUNDIT:

Pas Prishtinës, Vëllaznimi mposht edhe Pejën

Pas Prishtinës, Vëllaznimi mposht edhe Pejën
(Foto: basketbolli.com)

Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 82-63 (13:10, 26:12, 24:15, 19:26), në kuadër të javës së 21-të në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi filloi me gabime të të dy skuadrave dhe kjo bëri që në periudhën e parë të shënohen vetëm 23 pikë në përgjithësi, 13:10. Por, në çerekun e dytë, skuadra vendase ishte shumë më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 26:12, duke shkuar në pushim me shifrat 39-22.

Por, Vëllaznimi nuk u ndal as në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, 24:15, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:37. Në 10 minutat e fundit, Peja u mundua të rikthehej në lojë dhe të shkrijë epërsi, por nuk arriti qëllimit dhe Vëllaznimi triumfoi në fund 82-63.


Te Vëllaznimi pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore: Ty Nichols 25, Cenric Council 14 pikë e 15 kërcime, Emmanuel Omogbo 14 pikë e 16 kërcime, Robert Shesani 14 pikë dhe Andi Shehu 12 pikë, kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 17 pikë e 17 kërcime dhe Laron Dendy me 19 pikë e tetë kërcime.

Vëllaznimi ka gjashtë fitore dhe 15 humbje, kurse Peja 12 fitore dhe tetë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori