10 gjëra që sugjeron një terapiste seksi për ta bërë dhomën e gjumit “të shenjtë”
Seksi është më shumë sesa penetrim
Për ta mbajtur shkëndijën gjallë, duhet të rezervoni të paktën një orë në javë për të eksploruar trupat e njëri-tjetrit.
“Kam takuar kaq shumë njerëz në praktikën time të terapisë seksuale, të cilët dëshirojnë seks ‘perfekt’, pasionant – si ai që shohin nëpër filma, ku flokët e askujt nuk bëhen të çrregullt dhe të gjithë kanë orgazma fantastike,” u shpreh për Healthline Janet Brito, një terapiste seksi. “Por, kjo nuk është realiste. Këtu nuk jemi në Hollywood.”
“Në jetën reale, seksi mund të jetë konfuz, i çrregullt, madje edhe zhgënjyes. Njerëzit mund të ndjehen të frikësuar për të bërë seks, të zhgënjyer që nuk e bëjnë rregullisht, ose shumë të shqetësuar nëse po e bëjnë atë siç duhet.”
Ja çfarë sugjeron Brito:
1. Përdorni shqisat tuaja
Përdorni pesë shqisat tuaja (po, të pesta) për t’u përqendruar në ndjesitë e trupit. Braktisni mendimin e bazuar në performancë dhe në vend të kësaj, përvetësoni një qasje të bazuar në kënaqësi. Kjo ndihmon në zvogëlimin e këtij presioni seksual, për të cilin shumica e njerëzve ankohen.
Praktikimi i kësaj mund t’ju ndihmojë të mësoni të eliminoni frikën që lind nga besimi se duhet të dini gjithçka në lidhje me intimitetin seksual.
2. Zgjero përkufizimin tënd për seksin
Seksi është më shumë sesa penetrim. Për hir të larmisë, provoni më shumë, që mund të përfshijë gjithçka, nga puthjet e thella, prekjet sensuale dhe masazhet erotike, te përdorimi i vibratorëve ose lodrave të tjera seksi.
Eksplorimi i një sërë kënaqësish trupore është çelësi për të arritur orgazmën.
3. Kuptoni gjuhën e dashurisë së njëri-tjetrit
Kur puna bëhet e vështirë në dhomën e gjumit, mbështetuni në pikat tuaja të forta.
Është mjaft e lehtë të heqësh fajin dhe të mërzitesh kur nevojat e tua nuk plotësohen. Por, në vend që të sikletoseni, kuptoni këndvështrimin e njëri-tjetrit. Gjeni disa pika të përbashkëta.
4. Shmangni krahasimin e partnerit/es me partnerët/et në të kaluarën
Kush dëshiron të krahasohet? Krahasimi tenton të krijojë pasiguri dhe pakënaqësi të panevojshme. Në vend të kësaj, kënaquni me njëri-tjetrin dhe mbajini gjërat emocionuese. Bëni kujtime të reja!
5. Bëhuni një detektiv
Jini kurioz për trupin tuaj dhe të tij/saj! E gjithë kjo do t’ju ndihmojë të pajiseni më mirë për të mësuar partnerin/en tuaj se si t’ju prekë.
6. Njihni kufizimet
Kur të jeni në gjendje të njihni motivet tuaja dhe sa kohë, energji dhe burime jeni në gjendje t’i kushtoni vetes dhe partnerit, do të filloni të ndjeni më pak presion dhe më shumë në kontroll në krijimin e jetës seksuale që dëshironi.
7. Gjallërohu
Seriozisht! Seksi nuk ka pse të jetë kaq serioz.
8. Merrni një vendim të qëllimshëm për intimitet
Planifikoni kohë për veten dhe partnerin/en, ose thënë më thjesht, mos e mbingarkoni veten me aktivitete jo-relacionale.
Për ta mbajtur shkëndijën gjallë, duhet të rezervoni të paktën një orë në javë për të eksploruar trupat e njëri-tjetrit, citon Anabel.
9. Fikni telefonin dhe flini pak
Për t’u ndjerë më rehat në trupin tuaj dhe më me energji për të eksploruar diçka të re në dhomën e gjumit, duhet të keni pushuar mirë.
10. Jepini përparësi kohës tuaj
Krijoni më shumë mundësi për intimitet seksual. Qartësoni orarin tuaj për pushim, relaksim dhe aktivitet seksual. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHiqni gjethet e rëna mbi makinën tuaj, edhe kur nuk jeni duke e drejtuar atë
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Pesha nuk do të thotë gjithçka: Arbër Peci shpjegon se si të maturoni progresin e vërtetë në fitnes
Bëhu “bishë” në shtrat!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj