Kohët e fundit vajzat kanë analizuar sjelljet e djemve dhe kanë arritur në disa konkluzione mjaft të rëndësishme.
Disa djem janë me të vërtetë mjaft të bezdisshëm. Pa shumë detaje, 5 tipat e djemve me të cilët nuk e shtyje dot, janë:
Një xheloz patetik
Një masë xhelozie është gjithmonë diçka e bukur. Por kur partneri fillon të kërkojë të ndryshosh stilin e veshjes, mënyrën si vepron apo të kontrollojë takimet, ka diçka tjetër. Nëse ai urren të gjithë miqtë e tu meshkuj, kolegët apo nëse bëhet keq kur del me dikë tjetër veç tij, atëherë bëj kujdes. Jo vetëm që është një njeri i bezdisshëm, por xhelozia e tij mund të të shkatërrojë.
Ai që mendon se ish të dashurat kanë qenë “të çmendura”
Sa herë të qëllon të pyesësh për diçka, përgjigjja e tij është: “Ish e dashura ime…”. Ky është tipi i mashkullit me të cilin nuk mund ta shtysh për një kohë të gjatë edhe për shkak se ende vazhdon të mendojë dhe të të krahasojë me ish-et e veta, të cilat kanë qenë “të çmendura”.
Ai që nuk të pyet asnjëherë për veten
Ke qenë në ndonjë takim, në të cilin partneri flet gjatë gjithë kohës dhe nuk të lë hapësira? Aq sa nga fundi, bëhet mjaft i lodhshëm. Ai nuk di të të bëjë asnjëherë pyetje për veten, mjafton që flet gjithë kohën duke menduar se veshët e tu janë më të mirët për ta dëgjuar. Ku lloj tipi është ai që nuk e zgjeron mirësjelljen përtej vetes. Një njeri i tillë nuk është në gjendje ta menaxhojë kohën për ty dhe për vete. Kjo është e kuptueshme.
Bën shumë shaka me seks
Ai nuk e di akoma që shprehja “Kështu tha ai/ajo…" prej kohësh nuk është më në modë. Dikush që përpiqet të duket interesant duke bërë shumë shaka me seks, me siguri lë për të dëshiruar në opinionin tënd, edhe për shkak se nuk e vlerëson situatën nisur nga rrethanat, shkrua revista class. Ai ka gjithmonë shembuj dhe batuta që kanë lidhje me seksin, të cilat jo vetëm të vënë shpesh në siklet, por edhe e bëjnë bisedën të pakëndshme.
Ai që di gjithçka
Në gjithçka që thotë “e di”, në fakt nuk di asgjë. Por ka shumë dëshirë të jetë një ndër ata që do të tregojë më shumë se niveli yt. Zakonisht, tipa të tillë e ndiejnë shpesh veten inferiorë para partnereve të tyre, por nuk e pranojnë këtë, pasi nuk i lejon egoja mashkullore. “E di” është një thënie e vjetër, e cila në ditët e sotme krijon bashllëk te meshkujt që e mendojnë veten qendër të universit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKy vullkan në Antarktik hedh 80 gramë ar në ditë me vlerë 6000 dollarë në ajrin e akullt
Si të blini dhe vishni një kostum: Ekziston një rregull i madh kur bëhet fjalë për xhaketat me tre kopsa
A duhet diskutuar rroga me kolegët dhe miqtë?
Sheh në ëndërr sikur bie nga një lartësi apo pengohesh nga diçka? Përgjigjja është me sy hapur
Shumica gabojnë: Ja pse duhet të lani shtrojat e krevatit vetëm në këtë temperaturë
Çiklizmi vs Vrapimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore