LAJMI I FUNDIT:

Basketbolli i Kosovës në ArtMotion dhe Kujtesa për katër sezona

Basketbolli i Kosovës në ArtMotion dhe Kujtesa për katër sezona

Sot Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka arritur marrëveshje me dy partnerët mediatik ArtMotion dhe Kujtesa për transmetimin e të gjitha ndeshjeve dhe garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës në këto dy platforma të mëdha të Kosovës.

Falë konstruktivitetit trepalësh, Federata e Basketbollit e Kosovës ka hyrë në partneritet me dy nga platformat më të mëdha dhe më të fuqishme të Kosovës për të qenë sa më afër audiencës dhe tifozëve të basketbollit të Kosovës, që në këto kohë të pandemisë nuk kanë mundur t’i ndjekin skuadrat e tyre të preferuara në palestër, për shkak të masave anti-Covid19.


Nga nesër e deri në fund të stinorit 2023-24 basketbolli i Kosovës do të transmetohet drejtpërdrejt në shumicën dërmuese të televizioneve kosovare që janë klientë të dy partnerëve mediatikë të federatës nga sot e tutje, thuhet në komunikatën e FBK-së.

FBK është duke bërë përpjekje maksimale që ndeshjet e basketbollit t’iu sjellim në shtëpitë tuaja dhe me cilësi sa më të lartë dhe profesionale, ndërsa raportimi i ndeshjeve, fotografitë, Highlights dhe intervistat pas takimeve, janë vetëm disa nga shërbimet që FBK dhe partnerët e saj i sjellin enkas për adhuruesit e basketbollit dhe mediat tjera në vend.

Në trend Sport

Më shumë
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Ancelotti flet për shanset e Realit për të kaluar në finalen e Ligës së Kampionëve: Nuk e keni parë versionin më të mirë të Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori