LAJMI I FUNDIT:

Zidane mund të buzëqesh – pesë fitore radhazi pa nëntë lojtarë kryesorë

Zidane mund të buzëqesh – pesë fitore radhazi pa nëntë lojtarë kryesorë

Nuk ka ekip në futbollin botëror që punon dhe luan më mirë nën presion ekstrem sesa Real Madridi.

Sa herë që ka një situatë dëshpëruese, skuadra e Zinedine Zidanes është në gjendje të ngrihet dhe të tregojë vetveten, duke treguar që Los Blancos nuk mund të fshihen kurrë.

Ata e kanë treguar këtë gjë shumë herë më parë, dhe kjo ka ndodhur edhe këtë sezon.


Në janar, Real Madrid ishte në krizë. Ata ishin prapa në La Liga, ndërsa ishin eliminuar nga Copa del Rey dhe Superkupa e Spanjës.

Por, siç bëjnë gjithmonë, ata janë kthyer. Tani mbretërit kanë një epërsi 1-0 ndaj Atalantas në në Ligën e Kampionëve dhe janë përsëri në garën për titull.

Në Bergamo, Real Madrid regjistroi fitoren e pestë radhazi. Është një ecuri mbresëlënëse, kur merren parasysh dëmtimet e shumta të tyre.

Kjo ecuri e fundit ka ardhur pa tetë – nëntë lojtarë që mungojnë nga dëmtimet.

Fitues të mëdhenj kur janë në vështirësi

“Real Madrid ka shumë dëmtime, por ata fitojnë ndeshjet”, kishte thënë trajneri i Atalantas, Gian Piero Gasperini para ndeshjes dhe ashtu doli.

Tani në kampionat janë tre pikë prapa Atletico Madrid  dhe derbi do të vijë së shpejti.

Los Rojiblancos mund të kishte një epërsi prej 15 pikësh një muaj më parë ndaj Los Blancos, por epërsia e tyre nuk është aq e sigurt tani përpara derbit të 7 marsit.

Real Madrid tani është në një pozicion pozitiv, dhe mungesat e lëndimit kanë filluar të kthehen.

Nga një seozn në dukje i dështuar, tani ata janë kthyer në garë për të fituar La Ligan dhe Ligën e Kampionëve./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Reagon për herë të parë Julian Alvarez pas incidentit me penalltinë, i dërgon mesazh Real Madridit

Liga e Kampionëve
Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Granit Xhaka renditi lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave - por përzgjedhja e tij shkakton debat

Bundesliga
Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Ylli i Atletico Madridit bëhet lojtari i parë që e pranon se Julian Alvarez kishte goditje të dyfishtë të topit

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori