LAJMI I FUNDIT:

Fitore e rëndësishme për mitrovicasit, Trepça fiton ndaj Vreshtarëve

Fitore e rëndësishme për mitrovicasit, Trepça fiton ndaj Vreshtarëve

Trepça ka shënuar fitore si mysafire ndaj Rahovecit me shifrat 67:78 (18:26, 14:16, 21:16, 14:20), në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me rezultat 18:26.


Vendasit e filluan më mirë periudhën e dytë, duke ngushtuar shifrat në 27:30, por ‘Xehetarët’ sërish shkëputen dhe e përfundojnë pjesën e parë në të mirë të tyre, 32:42.

Vreshtarët ishin më të mirë në periodën e tretë, duke ngushtuar shifrat dhe duke kaluar në epërsi 46:45, por mitrovicasit me një seri të suksesshme sërish kalojnë në epërsi, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:58.Në 10 minutat e fundit, Trepça ishte më e vëmendshme dhe në fund triumfoi me meritë 67:78.

Te Rahoveci, Isaiah Traylor dhe Alban Veseli shënuan nga 17 pikë, kurse te Trepça u dalluan Stavros Toutzaiarkis me 18 pikë e 12 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 19 pikë e tetë kërcime.

Rahoveci ka 12 fitore dhe tetë humbje, ndërsa Trepça shtatë fitore dhe 13 humbje.

Në trend Sport

Më shumë
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Pse Real Madridi dhe Barcelona mund të përjashtohen nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

Hazard më në fund i kundërpërgjigjet Kroosit për deklaratën goditëse rreth formës së belgut te Real Madridi

La Liga
Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Njihuni me bukuroshet shqiptare që morën vëmendjen e të gjithëve në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori