LAJMI I FUNDIT:

ASH dhe Alternativa dorëzojnë interpelancë ndaj ministrit Spasovski

ASH dhe Alternativa dorëzojnë interpelancë ndaj ministrit Spasovski

Koalicioni në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kanë dorëzuar interpelancë kundër ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, pas arratisjes së ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov.

Sipas deputetëve të opozitës shqiptare, ikja e Mijallkovit nuk ka mundur të ndodhë pa ndihmën e pushtetit.


“Ikja e tillë nuk ka mundësi të ndodhë pa ndihmën e dikujt nga pushteti ndërsa në këtë rast na bie te themi se përgjegjës për këtë rast nuk mund të jetë askush tjetër përveç policit të parë të shtetit Oliver Spasovski. Pa marrë parasysh nëse e ka shoqëruar, e ka organizuar ose ka mbyllur sytë dhe ka fjetur deri sa Mijallkov ka ikur, ai duhet të mbajë përgjegjësi. Ne deputetët e opozitës shqiptare mendojmë se ai duhet të përballet me Kuvendin e popullit dhe të vërtetojë se ka mbështetjen e deputetëve”, thonë nga ASh-AAA.

Ata presin që kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ta vendosë nismën e tyre në rend dite, ndërsa i ftuan edhe deputetët tjerë ta mbështesin të njëjtën.

“Pas kësaj Oliver Spasovski nuk mund të jetë ose nuk duhet të jetë ministër i Punëve të Brendshme”, shtoi Skender Rexhepi, koordinator i grupit parlamentar të ASH/AAA.

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori