LAJMI I FUNDIT:

Libri i Gjeografisë do të ndërrohet deri vitin e ardhshëm

Libri i Gjeografisë do të ndërrohet deri vitin e ardhshëm

Libri i Gjeografisë do të ndërrohet me ndryshimet që do të bëhen vitin e ardhshëm, tha sot kryeministri Zoran Zaev. Sipas tij do të ndryshohen të gjitha përmbajtjet fyese ndaj dikujt.

“Libri ekziston që nga viti 2002 apo 2006, nuk e di nga kur, për herë të parë problemi është detektuar në vitin 2018, dhe vjen në radhë për ndryshim pikërisht tani dhe besoj se do të ndërrohet dhe jo vetëm kjo, por gjithkund ku ka përmbajtje fyese, fyejnë apo nuk janë adekuate duhet t’i mënjanojmë dhe do ti mënjanojmë”, tha Zaev.