LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dëshiron shkëmbimin Demiral-Varane

Juventusi dëshiron shkëmbimin Demiral-Varane

Juventusi shpreson të bindë Real Madridin të heqë dorë nga Raphael Varane duke ofruar në këmbim mbrojtësin turk Merih Demiral.

Demiral është lart në listën e shënjestrave të verës të Real Madridit dhe ata shpresuan ta joshnin atë duke i ofruar Eder Militao plus para për të.

Megjithatë, klubi italian nuk ishte i interesuar për këtë marrëveshje dhe ka tjetër plan për shkëmbim lojtarësh.


Andrea Pirlo bllokoi shitjen e tre lojtarëve të Juventusit
Lexo po ashtu Andrea Pirlo bllokoi shitjen e tre lojtarëve të Juventusit

Sipas mediumit Calciomercatoneës.com, Zonja e Vjetër preferonte më shumë Varanen, i cili deri më tani ka refuzuar të zgjasë kontratën e tij përtej verës së 2022.

Vera 2021 pritet të jetë e nxehtë në aksin Torino-Madrid, pasi në të kaluarën kanë bërë shumë transferime ndërmjet njëra-tjetrës.

Të dy lojtarët thuhet se momentalisht vlerësohen rreth 35-40 milionë euro. /Telegrafi/