LAJMI I FUNDIT:

Andrea Pirlo bllokoi shitjen e tre lojtarëve të Juventusit

Andrea Pirlo bllokoi shitjen e tre lojtarëve të Juventusit

Trajneri Andrea Pirlo bllokoi shitjen e tre lojtarëve të Juventusit verën e kaluar, përfshirë Merih Demiral i cili kërkohej nga Leicester City.

Ish-mesfushori filloi karrierën e tij si trajner duke zëvendësuar Maurizio Sarrin në stolin e Juventusit verën e kaluar.


Gazetari shumë i besueshëm i transferimeve, Fabrizio Romano raporton në Calciomercato.com se Pirlo refuzoi të shesë tre lojtarë që mund të ishin larguar nga Zonja e Vjetër.

De Ligt: Pirlo më modern se Sarri, Juventusi ka ndryshuar me të
Lexo po ashtu De Ligt: Pirlo më modern se Sarri, Juventusi ka ndryshuar me të

Adrien Rabiot kishte oferta nga Liga Premier, por Pirlo është një admirues i reprezentuesit francez që mbeti në Allianz Stadium.

“Ai as nuk e di sa i fortë është. Për mua ai është një kampion dhe ne po punojmë shumë me të, gjithashtu në nivel mendor”,  ka thënë Pirlo pas fitores 2-0 të Juventusit kundër Cagliarit.

Merih Demiral ishte gjithashtu një objektiv transferimi i një klubi të Ligës Premier pasi Leicesteri thuhet se kishte vendosur një ofertë që u refuzua nga Bianconerët.

Një mbrojtës tjetër, Danilo, ishte gjithashtu cak i ofertave dhe drejtuesit po mendonin shitjen e tij, por Pirlo ishte i lumtur që e mbajti atë në Torino.

Ish-mbrojtësi i Manchester City po luan në një pozicion të ri si mbrojtës i qendrës në mbrojtjen me tre në këtë sezon dhe është i vetmi lojtar i Juventusit që ka luajtur çdo ndeshje deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/