LAJMI I FUNDIT:

Pacolli: Me Jetlirin që 12 vite punuam bashkë në fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Pacolli: Me Jetlirin që 12 vite punuam bashkë në fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës

Kryetari i AKR-së dhe kandidati për deputet, Behgjet Pacolli ka folur për fushatën zgjedhore e në veçani për fushatën që po e bënë kandidati për deputet Jetlir Zyberaj.

“Zyberaj është një bashkëpunëtor i imi i ngushtë. Jemi më tepër se 12 vite së bashku, pothuajse çdo udhëtim e kemi bërë së bashku. Udhëtimet zyrtare janë bërë drejtpërdrejtë nga Jetliri.
Ardhja e tij në Kuvendin e Kosovës do të jetë një risi e mirë”, ka thënë Pacolli.


E, Zyberaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se president Pacolli është njeriu i duhur për shtetndërtimin e Kosovës dhe se lista me numër 123 është makineria lëvizëse që e ofron platformën për zhvillim e ndërtim. /Telegrafi/