LAJMI I FUNDIT:

Del nga binarët treni i pasagjerëve nga Velesi për në Koçan, nuk ka të lënduar

Del nga binarët treni i pasagjerëve nga Velesi për në Koçan, nuk ka të lënduar
Foto: Ilustrim

Treni i pasagjerëve nga Velesi për në Koçani, ka dalë nga binarët dje pasdite. Aksidenti ndodhi rreth orës 17.20 në seksionin nga Velesi në Shtip, në pjesën e Ovçe Poles.

Informacionet jozyrtar janë se mes dhjetëra udhëtarëve që ishin në tren, nuk ka asnjë të lënduar.


Nga Hekurudhat e Maqedonisë “AD Transport” konfirmuan se treni doli nga binarët dhe se po punojnë në riparimin e dëmeve.

“Një vagon udhëtarësh u rrëzua në rrugën për në Koçan. Ne nuk kemi informata specifike, sepse ato inspektohen nga NP Hekurudhat e Maqedonisë ‘Infrastruktura’. Ne jemi duke punuar në rregullimin e dëmeve të kësaj ngjarje të jashtëzakonshme”, deklaruan shkurtimisht nga Hekurudhat e Maqedonisë “AD Transport”.

Për shkak të daljes së trenit nga binarët, trafiku hekurudhor për dhe nga Kocani është ndërprerë që nga dje pasdite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Dëshmitari thotë se në natën kritike e kishte parë në një kafiteri njërin nga të akuzuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Edhe në rigjykim, Dardan Krivaqa e Arbër Sejdiu deklarohen të pafajshëm për vrasjen e Marigona Osmanit

Drejtësi
LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

LDK injoron letrën e PDK-së, Mustafa: Përgjigjen tashmë ia kemi kthyer ideatorit të vërtetë

Politikë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Ish-ushtaraku: Serbia nuk mund të hyjë brenda kufijve të Kosovës, e kemi NATO-n

Siguri
Kalo në kategori