LAJMI I FUNDIT:

Me një teknikë të mirë të masazhit të fytyrës mund të përmirësoni strukturën e lëkurës

Me një teknikë të mirë të masazhit të fytyrës mund të përmirësoni strukturën e lëkurës
Foto: Unsplash

Masazhi i mirë i vjetër i cili nxit qarkullimin e gjakut është një ndër tretmanët më të rëndësishëm jo vetëm për trupin, por edhe për fytyrën, ndërsa veç kësaj në treg ka pajisje të ndryshme për përdorim shtëpiak.

Masazhi i fytyrës vërtet mund të përmirësojë cilësinë e lëkurës dhe të nxisë drenazhin limfatik dhe të zvogëlojë ënjtjen e lëkurës.


Veç kësaj, masazhi i mirë i fytyrës krijon një ten të shndritshëm, sepse shtimi i qarkullimit të gjakut dhe limfës ndikojnë në dukjen, strukturën dhe shëndetin e lëkurës.

Me gjithë teknologjitë moderne, masazhi i fytyrës është ende edhe një tretman shumë i kërkuar, qoftë kur bëhet me duar apo me pajisje.

Mjekja Candace Marino nga Los Angeles konstaton që masazhi mund të stimulojë punën e muskujve dhe “të ngrejë” fytyrën, përkatësisht të zvogëlojë shfaqjen e shenjave të plakjes së fytyrës.

Foto: Dreamstime

“Kemi disa kliente të moshës gjashtëdhjetëvjeçare të cilat kurrë nuk kanë bërë botoks dhe filere, por duken rinore falë rutinës, e cila përfshin masazhin e fytyrës një herë në muaj”, ka thënë Marino për Huff Post/Telegrafi/