LAJMI I FUNDIT:

Bukuria natyrale që nuk ka çmim: Dukja e mrekullueshme në moshën 53 vjeçare e Padma Lakshmi

Bukuria natyrale që nuk ka çmim: Dukja e mrekullueshme në moshën 53 vjeçare e Padma Lakshmi
(Foto: GC Images)

Aktorja dhe prezantuesja, Padma Lakshmi, ka publikuar disa fotografi tërheqëse dhe ka shkaktuar furtunë në rrjetet sociale.

Bukuroshja, e cila ka lindur në Indi, por që prej moshës katërvjeçare jeton në Amerikë, ka vendosur ta festojë në mënyrë origjinale 53-vjetorin e lindjes.


Ajo i ka postuar në Instagram disa fotografi duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve të shumtë me hiret e saj.

(Foto: Instagram/padmalakshmi)

“Kam qenë kaq e bekuar këtë vit, me familjen dhe miqtë që kanë qenë pranë meje, më kanë mbajtur, më kanë ngritur lart, më kanë bërë të buzëqesh dhe më kanë kujtuar se sa një jetë të pasur mund të jetojmë – nëse jemi të hapur për ndryshim”.

Lista e gjatë e yjeve që vuajnë nga sëmundjet kronike
Lexo po ashtu Lista e gjatë e yjeve që vuajnë nga sëmundjet kronike
(Foto: Instagram/padmalakshmi)

“Nuk do të them se ka qenë vetëm lule, ka pasur momente ankthi serioz, pasigurie dhe thjesht ndjenjë e humbur dhe e frikësuar. Por, edhe atëherë, kuptova se kishte një përfitim. Zemra ime është e hapur dhe unë jam shumë mirënjohëse”, ka shkruar mes tjerash Padma. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/padmalakshmi)

(Foto: Instagram/padmalakshmi)