LAJMI I FUNDIT:

Pacolli thotë se Comors nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën

Pacolli thotë se Comors nuk e ka tërhequr njohjen për Kosovën

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka thënë se ka pranuar një letër nga ministri i punëve të jashtme të Comors, dhe se ai e ka siguruar që njohja e arritur, vazhdon e paprekur dhe e shëndoshë.

Pacolli ka pohuar se “propaganda parapolitike serbe ka tentuar shumë që të ndikojë në këtë shtet që ta tërheqë njohjen dhe ta zhbëjë punë tonë”.


“Por, miqësitë e vendosura nga ne, janë të pazhbëshme, sepse janë produkt i punës, angazhimit e dashurisë për vendin. Prandaj ministri i Comors më shkruan se lajmet janë të pavërteta dhe njohja e ndërsjellë vazhdon e paprekur. Përkundër se aktualisht nuk jam në pozitë zyrtare si Ministër i Punëve të Jashtme dhe as nuk mbaj post tjetër qeveritar, letra më është dërguar mua”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Për më shumë, postimi i plotë:

“Kam pranuar një letër nga ministri i punëve të jashtme të Comors, i cili më siguron se njohja e lidhur njëherë mes nesh, vazhdon e paprekur dhe e shëndoshë si atëherë kur e arritëm.

Pas lobimit intensiv dhe udhëtimeve të shumta, kishim arritur që të sigurojmë njohjen e Comors.

Propaganda parapolitike serbe ka tentuar shumë që të ndikojë në këtë shtet që ta tërheqë njohjen dhe ta zhbëjë punë tonë.
Madje ka pasur edhe lajme në mediat serbe se Comors ka tërhequr njohjen.

Por, miqësitë e vendosura nga ne, janë të pazhbëshme, sepse janë produkt i punës, angazhimit e dashurisë për vendin. Prandaj ministri i Comors më shkruan se lajmet janë të pavërteta dhe njohja e ndërsjellë vazhdon e paprekur.

Përkundër se aktualisht nuk jam në pozitë zyrtare si Ministër i Punëve të Jashtme dhe as nuk mbaj post tjetër qeveritar, letra më është dërguar mua.

Miqësia e krijuar nga takimet e shumta e bisedat e gjata argumentuese për ta njohur Kosovën u kanë mbetur në mendje liderëve nëpër botë, ndaj edhe kur unë personalisht nuk jam në pushtet, ata më drejtohen mua me letrat zyrtare.

Më vjen mirë që kam krijuar e mirëmbajtur këto kontakte dhe jam adresë për miqtë tanë.

Por, në këtë mes ka një dhimbje.

Politika jonë e jashtme, meqë nuk ka arritur të krijojë njohje të reja, të paktën do të duhej të krijonte një sistem të mirëmbajtjes së raporteve dhe letra si kjo t’i shkojnë shtetit, pastaj mua.

Është jetike që të rifunksionalizohet politika e jashtme e Kosovës dhe të krijohet një sistem që i qëndron ndërrimit të pushtëve e që nuk afektohet nga përçarjet banale të politikës së brendshme.

Për ata që nuk e njohin shtetin e Comors. Ai është një shtet i bukur, i përbërë nga një grup ishujsh, në bregun lindor të Afrikës”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori