LAJMI I FUNDIT:

Një qytet australian rrezikohet nga zjarri, në mes të bllokimit për shkak të coronavirusit

Një qytet australian rrezikohet nga zjarri, në mes të bllokimit për shkak të coronavirusit

Një zjarr që është ndezur jashtë qytetit perëndimor australian të Perth ka detyruar banorët e afërt të evakuohen, edhe pse qyteti gjendet në një bllokim për shkak të coronavirusit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri, i shtyrë nga erërat e forta, ishte dyfishuar në madhësi brenda natës, kanë thënë zyrtarët.


Si pasojë, bëhet e ditur se të paktën 30 shtëpi janë shkatërruar.

Në këtë drejtim, për të shmangur më të keqen, njerëzve u është thënë të ikin në vende më të sigurta, edhe nëse kjo do të thotë thyerje e bllokimit të vendosur për shkak të coronavirusit.

Kryeministri i vendit ka thënë se shteti po përballej me një situatë “jashtëzakonisht shqetësuese dhe serioze”.

“Tani për tani vendi po lufton me dy lloje të ndryshme të emergjencave – një emergjencë e rrezikshme zjarri dhe një emergjencë mbylljeje për shkak të COVID-19”, ka thënë Mark McGowan.

Sidoqoftë ai u kërkoi shumicës së banorëve të kryeqytetit të shtetit – që nuk preken nga zjarri – të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së virusit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori