Këto janë ushqimet më të shijshme në botë! Sa prej tyre i keni provuar?
“Lonely Planet” ka përpiluar listën e dhjetë ushqimeve më të mira nga e gjithë bota, për të cilat ia vlen të udhëtohet në shtetet në të cilat i gatuajnë tradicionalisht!
Në listë ka madje 500 destinime dhe specialitete të shijshme të cilat atje mund t’i provoni.
Ne po ju paraqesin dhjetë të parat! – transmeton Telegrafi.
10. Dim sum, Hong-Kong
Kafshatat e shijshme të shërbyera në pjata të vogla, apo në shportëza të veçanta për zierje në avull. Në të vërtetë janë në formë të paragjellëve kineze, mund të jenë gogëlushe, role, makarona… Mbushje me mish viçi, mish derri, domate apo perime.
9. Pizza margherita, Napoli
Pica tradicionale italiane me mbushje më të zakonshme – mozzarella, domate, vaj ulliri, kripë dhe borzilok.
8. Bibimbap, Seul
Ku ushqim tradicional nga Koreja përfshin tepsinë me oriz të bardhë të nxehtë me shtesa siç janë perimet e pjekura, salcë djegës, pastë nga soja e fermentuar, vezë apo mish. Zakoni thotë që patjetër duhet të përzihet mirë, para se të filloni të hani.
7. Gaforre të vogla të ujërave të ëmbla në Kaikoura në Zelandë të Re
Përgatiten në skarë, të fërguara ose si shtesë gjellëve.
6. Smørrebrød në Kopenhagë
Në përkthim do të thotë “Bukë dhe gjalpë”, në të vërtetë është sandviç tradicional “i hapur” skandinav. Një copë buke e plotë, e errët thekre lyhet me gjalpë dhe në të shtohet çfarëdo që dëshironi.
5. Som tum në Bangkok
Në Tajlandë, ky specialitet bëhet nga papajat e papjekura të prera në shirita dhe me mëlmesa të shumta. Është me rëndësi të përfshihen pesë shije kryesore të kuzhinës lokale – limetës, kripës, salcës së peshkut, chili “të nxehtë” dhe sheqer palme. Papajës, e cila përdoret e papjekur në mënyrë që të mos jetë e ëmbël, më së shpeshti shtohen gaforrja e detit, kumbulla, domate.
4. Gjoks viçi në Teksas
Pjesën të cilën disa mishshitës e quajnë gjoks viçi, ndërsa të tjerët qafë e poshtme, banorët e Teksasit më parë e marinojnë, pastaj e tymosin, pastaj e pjekun në skarë, në zjarr të dobët, me orë të tëra… Pas këtij “tretmani”, ju shkrihet në gojë!
3. Sushi, Tokio
Orizi i përgatitur me uthull, peshk të mrekullueshëm ose fruta deti edhe krahas vasabës nga e cila do t’ju lotojnë sytë… Kështu diçka!
2. Curry laksa në Kuala-Lumpur
Curry laksa është supë me erëza dhe me makarona, ndërkaq në këtë variant përmban pastën, qumësht kokosi, dhe shtesa siç janë copa peshku, gaforre, guaca…
1. Pintxos në San-Sebastian
Keni dëgjuar për tapas, e pra, pintxos janë “kushërinjtë e afërt” të tyre, dallohen vetëm për atë që gjithmonë janë të shkuar në shkoptha dhe të përforcuar në copë buke. Dhe vetë emri pintxos në gjuhën spanjolle do të thotë ferrë, apo bizë. Pintxos janë meze të ndryshme të cilat zakonisht shërbehen nëpër bare dhe taverna, në mënyrë që të hani duke biseduar dhe duke pirë pije. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë