LAJMI I FUNDIT:

Jona Perteshoni zë vendin e parë në garën e reciklimit “Një jetë e re për shishen”

Jona Perteshoni zë vendin e parë në garën e reciklimit “Një jetë e re për shishen”

Në kuadër të aktiviteteve që BONEVET organizon vazhdimisht për anëtarët tanë vjetorë, pjesë e planprogramit edukativ ishte edhe tema e riciklimit dhe benefitet e saj.

Në pjesën e dytë të vitit 2020, ekipi përgjegjës për angazhimin e anëtarëve në programin ‘’Mësimi i Bazuar në Projekte’’ (Project Based Learning), morën iniciativë të inkuadrojnë anëtarët më të rinj në garën vetëdijësuese ‘’Një jetë e re për shishen’’.


Qëllimi i kësaj gare kreative ishte të inkurajoj, angazhoj dhe nxisë kuriozitetin e anëtarëve për të imagjinuar, eksploruar dhe krijuar metoda të reja për ripërdorimin e plastikës.

Gara e organizuar ishte e hapur për të gjithë anëtarët e BONEVET dhe mblodhi numër të konsiderueshëm të tyre. Për t’u bërë pjesë e kësaj gare, materiali bazë që nevojitej ishte plastika, normalisht duke shtuar dekorime sipas kreativitetit dhe dëshirës.

Kriteret për përzgjedhjen e punimeve u bazuan në origjinalitet, dobi, funksionalitet dhe estetikë, dhe secili nga pjesëmarrësit fitoi shpërblime të ndryshme. Të gjitha këto kishin qëllim edukativ, që kjo nismë të zhvillohet edhe përmes ideve dhe projekteve të tjera.

Jona Perteshoni ishte anëtarja që zuri vendin e parë në këtë garë, e cila u shpërblye me “Arduino KIT”. Nga tani, Jona do të ketë mundësi të zhvillojë pasionin e saj për elektronikën dhe të krijoj punime funksionale për jetën e përditshme.

“Gara e riciklimit e organizuar nga BONEVET për mua ka qenë shumë interesante dhe argëtuese. Unë si anëtare vjetore për herë të parë kam qenë pjesë në një sfidë kaq kreative dhe vetëdijësuese. E falënderoj safin e BONEVET për vlerësimin dhe inspirimin për të vazhduar tutje’’ – u shpreh Jona.

Në trend Lajme

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Kurti uron besimtarët ortodoksë: Fryma e Pashkës ju dhuroftë mirëqenie, shëndet, lumturi dhe begati

Lajme
Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Zhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës

Lajme
Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Sekretari i EFJ-së i reagon Dimal Bashës: Sjellja jote e papërgjegjshme po e dëmton reputacionin e Kosovës

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen

Lajme
Kalo në kategori