LAJMI I FUNDIT:

Këtë mesjavë sfida interesante në Superligën e Kosovës në basketboll

Këtë mesjavë sfida interesante në Superligën e Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 18-të e Superligës së Kosovës në basketboll.

Sfida e parë do të jetë ndërmjet Pejës dhe Bashkimit, dy rivalët e vjetër në basketbollin e Kosovës. Pejanët kanë 11 fitore dhe gjashtë humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore dhe tetë humbje.


Takim mjaft interesant është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit. Bardhekaltrit hyjnë në këtë ndeshje pas fitores ndaj Rahovecit, kurse therandasit kanë tri fitore në stinorin pranveror dhe synojnë të vazhdojnë me fitore. Prishtinasit kanë pesë fitore dhe 12 humbje, derisa Ylli 11 fitore dhe gjashtë humbje.

Përballja vendimtare cilësohet mes Vëllaznimit dhe Trepçës, dy skuadra që kanë nga katër fitore dhe 13 humbje dhe synojnë të mbesin në elitë, andaj kjo përballje do të jetë mjaft interesante.

Xhiroja e 18-të përmbyllet me super sfidën ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit, dy skuadra që kanë grumbulluar nga 29 pikë apo 12 fitore dhe pesë humbje. Fituesi i këtij takimi do të jetë në krye të renditjes së elitës të basketbollit të Kosovës.

Superliga – Xhiro 18

E mërkurë
15:00 Peja – Bashkimi
17:00 Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli

E enjte
15:00 Vëllaznimi – Trepça
17:00 Rahoveci – Ponte Prizreni

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori