Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka zhvilluar sot një takim me bizneset në Prizren.
Hoxhaj ka theksuar se për PDK-në, Prizreni është kryeqyteti ekonomik i Kosovës dhe këtë qytet duan ta kthejnë në një qendër të madhe të zhvillimit ekonomik të vendit.
Sipas Hoxhajt në këto zgjedhje ka dy persona që garojnë për t’u bërë kryeministër, jam unë dhe Albin Kurti dhe ka dy modele ekonomike, të cilat mund të krijohen në Kosovë.
“Modeli i parë është modeli i jonë që parasheh lehtësira fiskale për bizneset dhe kemi politikë të qarte fiskale se çka do të bëjmë për bizneset. Modeli jonë parasheh mbështetje institucionale për bizneset dhe jemi të interesuar që ta bëjmë një gjë të tillë dhe parasheh mbështetje të mirëfilltë në formë të granteve, ne mendojmë që duhet të ketë një fond rreth 500 milionë euro që në formë të granteve do t’iu ndahet të gjithë atyre bizneseve të cilët janë goditur për shkak të pandemisë“, ka theksuar ai.
Ndërsa, nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, para tyre shpalosi planin e rimëkëmvjes, ku ka theksuar se prioritet është ndihma për bizneset që janë dëmtuar nga pandemia.
“Përveç këtij fondi kemi parapa që të bëhet subvencionimu i normave të interesit, se po e dimë që edhe kamatat po janë kosto për biznesin. Subvencionimi i normave të interesit për të gjitha ndërmarrjet prodhuese, përpunuese, shërbyese që kanë qëllim të eksportit. Përtej normave të interesit të gjitha kompanitë që paguajnë tatim në fitim të korporatave, punësojnë deri në nivel të caktuar dhe bëjnë deri në një nivel investime norma e tatimit në fitim në korporata të përshkallëzohet 8, 7, 5 edhe 0. Të gjithë ata punëdhënës që pagën mesatare të të punësuarve të vet e bëjnë 500 euro shteti ua zvogëlon normën e tatimit në fitim të korporatave prej 10 në 5”, ka shtuar ai.
Hoxhaj, gjatë qëndrimit në Prizren ka zhvilluar një vizitë edhe te biznese të shumta.
“Ne jemi partia e vetme që kemi plan konkret, të matshëm dhe të zbatueshëm, për t’iu dalë në ndihmë ndërmarrjeve private. Problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia nuk mund të zgjidhen me retorikë, demagogji e populizëm. Ato kërkojnë përgjigje profesionale, të përgjegjshme, serioze dhe atë e ka Bedri Hamza, e kemi ne me planin e rimëkëmbjes.
I kemi mbi një miliard euro investime në sektorin privat, mbi 500 milionë euro investime direkte pa kthim, ulje të TVSH-së, politika favorizuese në doganë dhe akcizë”, ka thënë ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues
"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City