LAJMI I FUNDIT:

Veron: Zanetti mund ta bindë Messin për t’u transferuar te Interi

Veron: Zanetti mund ta bindë Messin për t’u transferuar te Interi

Kryetari i Estudiantes, Juan Veron beson se klubi italian, Interi, mund të nënshkruajë me yllin e Barcelonës, Lionel Messi.

E ardhmja e argjentinasit Messi ka qenë e përfolur shumë nga vera e fundit, kur lojtari kërkoi të largohet si transferim i lirë.


Megjithatë, Barcelona ndali largimin e tij, por shumë klube të njohura evropiane si Paris Saint-Germain, Manchester City dhe Interi janë lidhur me të.

Barcelona ndihet e bezdisur nga ndjekja e PSG-së për Messin
Lexo po ashtu Barcelona ndihet e bezdisur nga ndjekja e PSG-së për Messin

Veron ndjen që ish-shoku i skuadrës së Argjentinës, Javier Zanetti, si nënkryetar i Interit, mund ta bindë Messin për lëvizjen e tij në Serie A.

“Unë nuk mendoj se ai do të transferohet në Itali”, ka thënë fillimisht Veron për Stats Perform News.

“Nëse ai do ta bënte këtë, do të ishte nëse Javier Zanetti e bind atë për projektin dhe sa i rëndësishëm do të ishte ai”.

Vlera e Messit bie për 20 milionë dhe tani vlen nën 100 milionë euro për herë të parë pas më shumë se një dekade
Lexo po ashtu Vlera e Messit bie për 20 milionë dhe tani vlen nën 100 milionë euro për herë të parë pas më shumë se një dekade

“Në fund të fundit, është vendimi i Messit. Por nëse Interi do të ketë ndonjë shans, ata duhet t’i flasin zemrës së tij”.

“Ai e njeh Zanettin, kështu që ka hyrjen”, përfundoi ish-mesfushori argjentinas. /Telegrafi/