LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet personi për vepra kriminale, që i’u shmang policisë për tri ditë

Arrestohet personi për vepra kriminale, që i’u shmang policisë për tri ditë
Foto: Ilustrim

Një person është arrestuar sot në një hotel në fshatin Prugovc të Prishtinës, i cili është i dyshuar si dhe i kërkuar edhe për vepra të tjera kriminale nga Policia e Kosovës.

Sipas një njoftimi për media nga Policia e Kosovës, të arrestuarit me inicialet E.M 21 vjeç  gjatë bastisjes i janë gjetur dhe sekuestruar një revole, njëzetedy copë fishek, si dhe dy karikatorë.


“E. M, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe pas një kontrolli të detajuar të ushtruar gjatë bastisjes policia arriti të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit ZORAKI, kalibër 9 mm, njëzetedy copë fishek, kalibër 9 mm, si dhe dy karikatorë. I dyshuar, i kërkuar edhe për vepra të tjera kriminale, pas arrestimit është dërguar në stacionin policor për tu proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit”, thuhet në njoftim.

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të Policisë së Kosovës:

Në kuadër të punës së shkëlqyer parandaluese që po bën policia e rajonit të Prishtinës, ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me parandalimin e disa akteve të ndryshme kriminale.

Një pikësynim i veçantë ka qenë arrestimi i personave të kërkuar si dhe gjetja e armëve dhe municioneve dukuri kjo që kohëve të fundit ka qenë ndër prioritetet për tu luftuar nga ana e policisë së rajonit të Prishtinës.

Kësisoj pas marrjes së informatave në rrugë operative se në një hotel në fshatin Prugovc të Prishtinës është strehuar një i dyshuar i cili më datë 17.01.2021 kishte  shtënë me armë zjarri në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, njësitë e specializuara të policisë ndërmorën një operacion bastisjeje me ç’ rast arritën të kapin dhe të arrestojnë të dyshuarin;

  1. M, mashkull 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe pas një kontrolli të detajuar të ushtruar gjatë bastisjes policia arriti të gjejë dhe sekuestroj: Një revole të tipit ZORAKI, kalibër 9 mm, njëzetedy copë fishek, kalibër 9 mm, si dhe dy karikatorë.

I dyshuar, i kërkuar edhe për vepra të tjera kriminale, pas arrestimit është dërguar në stacionin policor për tu proceduar më tej në përputhje me rekomandimet e prokurorit të shtetit.

Së këndejmi ju sigurojmë që të gjitha nivelet e policisë  në kuadër të drejtorisë rajonale të Prishtinës, me përkushtim të lartë po kryejnë detyrat zyrtare me qëllim të garantimit dhe ruajtjes së rendit dhe  qetësisë publike si dhe parandalimit të akteve kriminale krejt kjo me qëllim të krijimit të rrethanave të sigurta për të gjithë qytetarët e vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Trajkoviq: 'Kompromisi' i Vuçeviqit është ndarja e Kosovës

Lajme
Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Pasdite të reshura shiu e stuhi, Aliu nga IHMK apel qytetarëve për kujdes të shtuar

Lajme
Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Gjykata Kushtetuese shpall të pavlefshëm në tërësi Ligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Lajme
Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Mitsotakis: Paralajmërojmë fqinjin tonë verior, nuk e nisët mirë duke shkelur si të drejtën ndërkombëtare ashtu edhe detyrimet tuaja

Politikë
Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Gjilanasi mbolli në serrën e tij edhe Kanabis Sativa, Policia e Kosovës pas bastisjes ia asgjëson bimët në gjatësi rreth 3 metra

Kronika e Zezë
Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Kërkohet angazhim më i madh nga Kosova dhe Serbia në dialog

Politikë
Kalo në kategori