LAJMI I FUNDIT:

Rrahje masive dhe me mjete të forta në Malishevë, lëndohen gjashtë persona

Rrahje masive dhe me mjete të forta në Malishevë, lëndohen gjashtë persona
Foto: Ilustrim

Gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore pasi janë përleshur mes vete në një restorant.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:05 në fshatin Kijevë, Malishevë.

Siç thuhet në raport, gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta dhe të mprehta, ku njëri nga gjashtë të lënduarit ka lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.


“Ka ndodhë një përleshje mes disa personave deri sa ishin në një restorant. Gjatë rrahjes janë përdorë mjete të forta dhe të mprehta dhe si pasojë janë lënduar gjashtë persona, njëri prej tyre ka lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.

Ndërkaq, personat e tjerë pas marrjes së tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari i lënduar është nën arrest dhe në përkujdesje të policisë në QKUK. /Telegrafi/