LAJMI I FUNDIT:

Ambasada e SHBA-së: FSK së bashku me ushtrinë amerikane në misionet paqeruajtëse, Kosova e gatshme të merr përgjegjësi për sigurinë në botë

Ambasada e SHBA-së: FSK së bashku me ushtrinë amerikane në misionet paqeruajtëse, Kosova e gatshme të merr përgjegjësi për sigurinë në botë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar sot pas votimit në Kuvendin e Kosovës që mundëson dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionet paqeruajtëse në botë me ushtrinë amerikane.

Ambasada amerikane thekson se kjo demonstron që Kosova është e gatshme të merr përgjegjësi për paqen dhe sigurinë në botë.


“Votimi unanim i Kuvendit të Kosovës mundëson që Forca e Sigurisë së Kosovës në partneritet me ushtrinë amerikane të merr pjesë në misionet e ardhme ndërkombëtare të paqes, duke demonstruar që Kosova është e gatshme të merr përgjegjësi për paqen dhe sigurinë në botë”.

Vendos Kuvendi i Kosovës: FSK mund të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit
Lexo po ashtu Vendos Kuvendi i Kosovës: FSK mund të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit

Ndryshe, të martën mbrëma deputetët e Kuvendit të Kosovës me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Të gjitha grupet parlamentare fillimisht u shprehen pro këtij vendimi, teksa kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të rrisë buxhetin dhe përkrahjen për FSK-në. /Telegrafi/