LAJMI I FUNDIT:

Vendos Kuvendi i Kosovës: FSK mund të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit

Vendos Kuvendi i Kosovës: FSK mund të shkojë në misione paqeruajtëse jashtë vendit

(E plotësuar) Me 92 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar Propozim-Vendimin e Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Të gjitha grupet parlamentare fillimisht u shprehen pro këtij vendimi, teksa kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të rrisë buxhetin dhe përkrahjen për FSK-në.


Hoti: Dërgimi i Kontingjentit të FSK-së në Ajoa konfirmim i rrugëtimit tonë euroatlantik

Kryeministri Avdullah Hoti tha sonte se dërgimi i Kontingjentit të FSK-së në Ajoa është konfirmim i rrugëtimit euroatlantik të Kosovës.

Këto komente Hoti i bëri gjatë seancës së jashtëzakonshme që po mbahet për miratimin e propozim-vendimit të Qeverisë të Kosovës për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, ku tha se përmes këtij misioni konfirmohet edhe besimi i partnerëve ndërkombëtarë ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe ligjore për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në kuadër të gardës kombëtare të Ajoas, në misionin paqeruajtës me qëllim të sigurimit të stabilitetit rajonal në regjionin e komandës qendrore amerikane.

“Kjo mundësi që na jepet konfirmon besimin e partnerëve tanë strategjikë për rolin e Kosovës jo vetëm në sigurinë rajonale por edhe në sigurinë ndërkombëtare. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar kontingjentin e FSK-së jashtë vendit tregon se Kosova mbetet e përkushtuar ta rrisë bashkëpunimin me SHBA-të dhe vendet aleate. Këtë mision duhet ta konceptojmë, jo vetëm si një detyrë në kuadër të marrëdhënieve tona ndërkombëtarë, por si një konfirmim të rrugëtimit tonë euroatlantik. Me këtë vendim sonte vendoset gurthemeli i radhës në rrugën tonë të integrimit euroatlantik të shtetit të Kosovës”, tha Hoti.

Tutje, kreu i ekzekutivit para deputetëve tha se duke u votuar ky propozim i Qeverisë së Kosovës do të bëhet realitet ëndrra e kahershme e brezave të tërë në Kosovë.

Aliu: SHBA është meritore që po merret ky vendim sot

Shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu tha se është fat që Gjykata Kushtetuese ende nuk ka publikuar aktvendimin për votimin jo-kushtetues të Qeverisë Hoti, pasi në këtë mënyrë nuk do të mund të miratohej ky vendim.

Me gjithë kritikat që pati, Aliu tha se do të votojnë pro dërgimit të Kontigjentit të FSK-së jashtë vendit.

E sipas tij, për vendimin e marrë sot është meritore SHBA.

“Është meritë e përfaqësuesve të SHBA-së, që ky vendim sot po merret, mbase ua kanë kujtuar ata, se mos t’ua kishin përkujtuar ata nuk ishim marrë fare, e kishim harru këtë punë. Pra, që të vije diçka kështu shpejt e shpejt e kësaj rëndësie kaq të madhe është dëshpëruese por ne do ta votojmë. Edhe pse e dimë që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me dështim të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi të bëjmë edhe me dështim të misionit diplomatik, të letrave që pritej të vinin nga shtete përkatëse. Është dashur të merremi me këtë punë më herët dhe që të mos na ndodh gjithçka në sekondat e fundit”, tha Aliu.

Gashi: Më vjen mirë që kërkesat e ambasadorëve të një vendi të rëndësishëm qenkan të pranueshme nga të gjithë

E shefi i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, duke iu kundërpërgjgijur parafolësit të tij, tha se i vjen mirë që ndonjëherë kërkesat specifike të një ambasadori të një vendi janë të pranueshme për të gjithë. Teksa shtoi se nuk është mirë që edhe në këtë moment kaq të rëndësishëm për Kosovën po shfaqet mllefi i ditëve të fundit.

“Është meritë e përfaqësuesve të SHBA-së, që ky vendim sot po merret, mbase ua kanë kujtuar ata, se mos t’ua kishin përkujtuar ata nuk ishim marrë fare, e kishim harru këtë punë. Pra, që të vije diçka kështu shpejt e shpejt e kësaj rëndësie kaq të madhe është dëshpëruese por ne do ta votojmë. Edhe pse e dimë që këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me dështim të Ministrisë së Mbrojtjes, kemi të bëjmë edhe me dështim të misionit diplomatik, të letrave që pritej të vinin nga shtete përkatëse. Është dashur të merremi me këtë punë më herët dhe që të mos na ndodh gjithçka në sekondat e fundit”, tha Aliu.

“Më vjen mirë që kërkesat e ambasadorëve të një vendi të rëndësishëm qenkan të pranueshme nga të gjithë. Po ashtu, po më vjen mirë që janë të pranueshme kërkesat specifike. Po më vjen keq që po dëgjoj edhe këtu atë mllefin e sharrës së ditës së fundit apo të thikave të para do ditëve. Ajo që duhet të shohim ne sot këtu, është se sot Ushtria e Republikës së Kosovës, me lejen e Kuvendit të Republikës të Kosovës, shkon në një mision paqeruajtës me kërkesë të komandës qendrore të SHBA-së. Nuk është pak, është shumë për një shtet të vogël si Kosova. Pra, sot është një ditë e madhe për Kosovën. Sot, Kuvendi i R. Kosovës ka nderin të fillojë me këmbë të mbarë vitin e ri, duke autorizuar pjesëmarrjen e ushtrisë në misione paqeruajtëse në botë, në kuadër të ushtrisë amerikane, respektivisht në kuadër të gardës kombëtare të shtetit të Iowa-s… Ne e përkrahim në plotni, pa hezitim, pa dyshim, këtë aleancë të pathyeshme”, tha ai duke shtuar se ky është ndoshta një hap i vogël në botë, por i madh për Kosovën.

Musliu: Ky vendim sot dëshmon luftën e drejtë të UÇK-së

Shefja e grupit parlamentar të PDK-së, Ganimete Musliu u shpreh se ky vendim është dashur të jetë vendimi i parë i kësaj legjislature.

“Pse u dashtë që një vendim i tillë t’i vijë Kuvendit të Republikës të Kosovës në mënyrë të përshpejtuar dhe brenda 2-3 orëve të kalohet në komision e edhe tani në Kuvend. Kjo vonesë është si pasojë e neglizhencës dhe e mosnjohjes së rëndësisë së FSK-së dhe Ushtrisë së Kosovës. Djemtë dhe vajzat e FSK-së tani më krenarë se kurrë do të rreshtohen përkrahë ushtarëve amerikanë për të ruajtur paqen në botë, ashtu siç me krenari u rreshtun djemtë dhe vajzat e UÇK-së në vitin 1999 për të çliruar Republikën e Kosovës nga okupatori serb… Ky vendim sot dëshmon edhe njëherë që UÇK bëri luftë të drejtë dhe të pastër për vendin dhe popullin e tij”, tha Musliu.

Haradinaj: Vendimi i sotëm është meritë e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit, meritë e mijëra dëshmorëve dhe martirëve

Në emër të AAK-së, Daut Haradinaj tha se Ushtria e Kosovës po e jetëson amanetin e Adem Jasharit dhe Ibrahim Rugovës.

“Përherë të parë ushtria jonë do të jetë përkrah ushtrisë më të fortë në botë, ushtrisë amerikane. Kjo është meritë e shumë brezave që kanë sakrifiku për me ardh deri tek liria, e mijëra dëshmorëve e martirëve të Kosovës. Është meritë e Ibrahim Rugovës, meritë e Adem Jasharit, është meritë e të gjithë atyre që kanë kontribu për me kriju një strukturë të sigurisë e cila do të jetë krah ushtrisë, e besoj që shumë shpejt edhe pjesë e NATO-s”, tha Haradinaj.

Shala: Ushtarët e Republikës të Kosovës të shkojnë dhe të kthehen faqebardhë nga misionet jashtë vendit

“Ne si grup parlamentar NISMA-AKR, 6+ do të votojmë për dhe njëkohësisht në emër të grupit u bëjmë kërkesë të gjithë ushtarëve dhe ushtareve të Republikës të Kosovës: shkoni dhe kthehuni faqebardhë, luftoni për liri9në dhe paqen në botë, kthehuni me fitore, garantoni lirinë dhe paqen në botë, ashtu siç dini ju më së miri”, tha Shala.

——————————————————————————————-

Kuvendi i Kosovës po mban një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e Propozim-Vendimit të Qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit.

Mbledhja e Kuvendit po mbahet me kërkesën e kryeministri Avdullah Hoti për dërgimin e FSK-së në misione me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

“Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Kosovës me 31 dhjetor 2021, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Iowa-s. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane”, thuhet në njoftimin e Qeverisë në detyrë.

Vendimi mbështetet në memorandumin që Kosova e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Iowa-s.

Paraprakisht Kryesia e Kuvendit ka autorizuar Komisionin funksional për Çështjet e Sigurisë dhe të Mbrojtjes, për shqyrtimin paraprak të këtij propozim-vendimi.

FSK-ja, deri më tani, nuk ka marrë pjesë në operacione paqeruajtëse jashtë vendit.

Në vitin 2018, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet ligjore për transformimin e mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në forca të armatosura.

Sipas legjislacionit, është paraparë që procesi i transformimit në Ushtrinë e Kosovës, të zgjasë dhjetë vjet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështetë Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i procesi i anëtarësimit

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

“U shku me vra Ganinë”, dëshmitari tregon se çfarë dëgjoi ditën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Shqiptari që goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë del para gjykatës: Nuk kam pasur qëllim për ta vrarë

Kalo në kategori