LAJMI I FUNDIT:

Zemaj viziton të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, thotë se po marrin trajtimin e duhur në QKUK

Zemaj viziton të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj, thotë se po marrin trajtimin e duhur në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar të lënduarit nga shpërthimi në Ferizaj të cilët janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Zemaj gjatë konferencës për medie ka thënë se gjatë vizitës së tij ai ka parë për së afërmi se pacientët janë duke marrë trajtimin e duhur.

Shpërthimi në Ferizaj: Nga 42 të lënduar, 3 në mjekim intensiv 10 duke u operuar në QKUK
Lexo po ashtu Shpërthimi në Ferizaj: Nga 42 të lënduar, 3 në mjekim intensiv 10 duke u operuar në QKUK

“Fati i mirë është se të gjithë janë në jetë, janë duke e marrë trajtimin e duhur shëndetësor, me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë që i ka Emergjenca në Prishtinë, por edhe profilet tjera të cilat janë angazhuar, në trajtimin e tyre. I vizituam edhe fizikisht, për së afërmi. Vlen të theksohet edhe koordinimi i mirë i QKUK dhe Spitalit Rajonal të Ferizajt tregon përkushtimin e profesionistëve tanë shëndetësor, dhe mbi të gjitha shpëton edhe jetë, si në këtë rast”, tha Zemaj.


Ministri Zemaj u uroi shërim të shpejt të lënduarve dhe porositi familjarët të kenë sa më pak shqetësim, pasi të lënduarit janë në duar të sigurta.

“Më lejoni tu shprehi shëndet e shërim sa më të shpejt të gjithë të lënduarve dhe familjeve të tyre sa më pak shqetësim, sepse të gjithë besoj se janë në duar të sigurta të mjekëve tanë. Në emër të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë së Kosovës profesionistët shëndetësor e kanë mbështetjen e plotë dhe falënderimin për punën dhe përkushtimin e tyre”, tha Zemaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori