LAJMI I FUNDIT:

Përballje interesante në xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Përballje interesante në xhiron e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll
(Foto: basketbolli.com)

Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 13-të në Superligën e Kosovës në basketboll. Takim interesant shihet ai ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

Therandasit kanë shtatë fitore dhe pesë humbje në këtë edicion, kurse pejanët tetë fitore dhe katër humbje. Fakt interesant është edhe ballafaqimi i trajnerëve nga Turqia. Fatih Emre Gezer i Yllit dhe Shemsettin Bash i Pejës.

Ndërkohë, të mërkurën përballen edhe dy skuadrat me traditë, Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina, por që nuk janë në pozita të dëshiruara. Kuqezinjtë kanë katër fitore dhe tetë humbje, derisa bardhekaltrit tri fitore dhe nëntë humbje.


Të enjten zhvillohet derbi i qytetit ndërmjet Bashkimit dhe Ponte Prizrenit, dy skuadra që janë në formë shumë të mirë. Bashkimi ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, kurse Ponte Prizreni nëntë fitore dhe tri humbje.

Trepça që ka bërë disa ndryshime në skuadër do të ndeshet me Rahovecin, që ka synime të mëdha në këtë edicion. Mitrovicasit kanë dy fitore dhe dhjetë humbje, kurse Vreshtarët nëntë fitore dhe tri humbje.

Prince Caffe Superliga – Java 13

E mërkurë

15:00 Golden Eagle Ylli – Peja

15:00 Vëllaznimi – Sigal Prishtina

E enjte

15:00 Trepça – Rahoveci

15:00 Bashkimi – Ponte Prizreni

Në trend Sport

Më shumë
Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Francezët po tallen për një gabim të rëndë që kanë bërë gjatë hapjes së Lojërave Olimpike

Sport
Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Man City pajtohet me largimin e De Bruynes, tashmë kanë në mendje zëvendësuesin perfekt të tij

Premier League
Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Liverpooli synon transferimin e papritur të mbrojtësit francez i cili kushton vetëm 50 mijë euro

Premier League
Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

Ylli i Real Madridit synon transferimin tek rivalët e La Ligas këtë verë

La Liga
Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

Endrick nënshkruan kontratën dhe prezantohet zyrtarisht si lojtar i Real Madridit

La Liga
Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Mourinho mund të kompletojë ekipin më të mirë të Fenerbahces ndonjëherë me transferimin e yllit të Ligës Premier

Ligat tjera
Kalo në kategori