LAJMI I FUNDIT:

Legjenda e Liverpoolit, Murphy zbulon emrat e dy yjeve që mund ta zëvendësojnë Salahun nëse largohet

Legjenda e Liverpoolit, Murphy zbulon emrat e dy yjeve që mund ta zëvendësojnë Salahun nëse largohet

Ish-mesfushori i Liverpoolit, Danny Murphy beson se vetëm një superyll me përmasa të mëdha mund të zëvendësojë sulmuesin egjiptian Mohamed Salah nëse ai do të shitet në vitin 2021.

Salah është lidhur me një largim këtë vit dhe kjo ka shkaktuar ‘trazira’ te drejtuesit e klubit anglez dhe tifozët.


Megjithatë, legjenda e Reds, Murphy, beson se sulmuesi egjiptian mund të zëvendësohet vetëm nga një superyll me përmasa të mëdha.

Klopp: Liverpooli nuk mund t’i detyrojë lojtarët të qëndrojnë, por nuk e di nëse Salah ka arsye për t'u larguar
Lexo po ashtu Klopp: Liverpooli nuk mund t’i detyrojë lojtarët të qëndrojnë, por nuk e di nëse Salah ka arsye për t'u larguar

“Ju do të duhet të sillni një super-yll, do të duhet të sillni dikë që ka cilësi të ta zëvendësuar Salah”, ka thënë fillimisht Murphy.

“Nuk mendoj se për momentin ka shumë  që do të vendosnit mbi Salah për sa i përket numrave dhe aftësisë për të fituar ndeshje dhe për të shënuar gola”.

“Po nëse do të thyesh bankën, atëherë mbase një Sancho apo edhe Mbappe mund ta zëvendësojnë, nëse mund t’ia lejojnë vetes apo jo. Nuk e di”.

Carragher: Komentet e Salah për largimin e tij ishin paralajmërim për drejtuesit e klubit
Lexo po ashtu Carragher: Komentet e Salah për largimin e tij ishin paralajmërim për drejtuesit e klubit

“Por, unë mendoj se Liverpooli do të planifikojë, ata kanë bërë jashtëzakonisht mirë në fushën e rekrutimit për një kohë të gjatë”.

“Me thashethemet, me moshën e lojtarëve, do të ishte e pafuqishme nga klubi të mos shikojë se çfarë ata mund të sjellin dhe ndoshta të zënë vendin e lojtarëve për të cilët po flisni”, përfundoi ish-mesfushori. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori